A e dini se pirja e një kafeje të kombinuar me kakao përmirëson funksionimin e trurit? Ky është zbulimi i fundit i bërë nga një grup psikologësh nga Universiteti i Gjeorgjisë dhe Clarkson në Nju Jork, studimi analizoi në mënyrë specifike efektet e kakaos dhe kafesë, pasi e konsumuan një grup njerëzish.
Le të zbulojmë se si u zhvillua studimi dhe cilat ishin rezultatet.
Studimi i kryer ka treguar se kakao dhe kafeja janë kombinimi i përsosur për shëndetin e trupit tonë. Studimi zbuloi se kjo përzierje është e dobishme për rritjen e produktivitetit dhe përqendrimit, pasi të marra në doza të duhura, ato mund të ndihmojnë për të mbajtur larg:
Ankthin
Lodhjen
Rënien e energjisë.
Eksperimenti u botua gjithashtu në një revistë shkencore nga BMC Nutrition, ku në mënyrë specifike tregoi se kakaoja nga njëra anë rrit rrjedhën e gjakut në tru, një mënyrë kjo që i bën njerëzit më reagues dhe intuitiv. Kjo përkthehet në një rritje të përqendrimit dhe vëmendjes. Në rastin e kafesë që përmban kafeinë, nga ana tjetër, ndihmon për të luftuar lodhjen dhe për të rikuperuar energjinë sidomos kur ndiheni më të lodhur.
Si u realizua eksperimenti: një grupi njerëzish iu dha pije, por ata nuk ishin të vetëdijshëm për përmbajtjen.
Këtu janë 4 llojet e pijeve:
kafe dhe kakao
kakao dhe kafe pa kafeinë
çokollatë
placebo: në të cilën nuk kishte asnjë nga dy përbërësit.
Rezultatet e studimit
Rezultatet e eksperimentit treguan se njerëzit që pinin përzierjen e kafesë dhe kakaos u përgjigjën shpejt dhe saktë në teste, krahasuar me me ata që pinin tre pijet e tjera.
Përkundrazi, në trurin e tyre u gjet rritje e qarkullimit të gjakut, por nuk ndodhi as takikardi dhe as raste ankthi. Si rezultat mund të konkludojmë se ishte një studim surprizues dhe i kënaqshëm, kështu që kombinimi i kakaos dhe kafes mund të ishte një pije e së ardhmes. Kjo rekomandohet veçanërisht për studentët dhe këdo që dëshiron të përqendrohet në përfundimin e detyrave. Është një ide e mirë ta filloni ditën me një filxhan kakao dhe kafe, në fakt studiuesit dëshirojnë ta thellojnë këtë studim, pasi dëshirojnë të përfitojnë nga këto rezultate dhe të kuptojnë nëse ka substanca të tjera që mund të sjellin këto përfitime.
Kështu që ne përfundojmë duke thënë se:
Kakao: është një aleat i shkëlqyeshëm kundër kollitjes, prandaj përveç që është i mirë, sjell edhe përfitime për trupin tonë;
Kafeja: është një pije që na mbush me energji, veçanërisht kur jemi më të lodhur se zakonisht.