Kortizoli, i njohur si hormoni i stresit, mund të shtohet edhe pa ndier tension. Në këtë ndikojnë ushqyerja, aktiviteti fizik, inflamacioni dhe rutina e përditshme. Sipas mjekut Dr. Joel Evans, për Shëndetin, gjëndrat mbiveshkore prodhojnë kortizol si përgjigje ndaj stresorëve të ndryshëm: si atyre psikologjikë, përfshirë stresin dhe emocionet e pakëndshme, ashtu edhe atyre fizikë, si sëmundjet.
Mos e lini pas dore mëngjesin. Të qëndruarit gjatë pa ngrënë mund të përbëjë stres për organizmin dhe të nxisë çlirimin e kortizolit, ndaj këshillohet një ritëm i qëndrueshëm me vakte të balancuara. Nutricionistja Melissa Groves Azzaro thekson se gjëndrat mbiveshkore e përfitojnë një rutinë të rregullt: rëndësi kanë si oraret e vakteve, ashtu edhe koha e caktuar për gjumë dhe zgjim.
None found
Edhe regjimet shumë kufizuese dhe ulja e kalorive mund të ndikojnë në rritjen e kortizolit, sidomos kur agjërimi zgjat. Nutricionistja Dina Aronson thotë se një plan i rreptë ushqimor, sado qëllimmirë të jetë, mund ta rrisë kortizolin më shumë sesa një vakt i rastësishëm jo i përsosur. Ajo këshillon më shumë fleksibilitet në të ngrënë dhe marrjen e energjisë së mjaftueshme.
Aktiviteti fizik sjell përfitime, por stërvitja e tepruar, kur nuk shoqërohet me energji dhe kohë të mjaftueshme për rikuperim, mund ta ngrejë përkohësisht kortizolin. Aronson vëren se shqetësimi për rritjen e këtij hormoni gjatë stërvitjes intensive është i ekzagjeruar. Shtimi pas ushtrimeve të forta zgjat pak dhe i shërben trupit për të siguruar energji e për t’u rimëkëmbur.
Inflamacioni kronik mund të shoqërohet me kortizol të lartë. Ndër faktorët që mund të lidhen me të janë stresi emocional dhe konsumi i madh i sheqerit. Evans shpjegon se stresi emocional nxit drejtpërdrejt gjëndrat mbiveshkore të prodhojnë kortizol dhe mund të shkaktojë inflamacion, i cili më pas i shtyn ato të çlirojnë edhe më shumë hormon.
Ankthi dhe mënyra si organizmi reagon ndaj stresit kanë lidhje me nivelet e kortizolit. Nëse shqetësimet, mendimet negative dhe frika fillojnë të pengojnë jetën e përditshme, duhet kërkuar ndihmë. Sipas Evans, trajtimi mund të përshtatet për secilin person dhe të përfshijë teknika që bashkojnë mendjen me trupin, si dhe vëmendje ndaj ushqyerjes, lëndëve ushqyese të caktuara dhe fitokimikateve.
Nxitimi në mëngjes dhe vonesat e shpeshta shtojnë stresin dhe mund ta lënë trupin në gjendje ankthi. Groves Azzaro sugjeron që disa punë të bëhen që më parë: të përgatitet dreka teksa gatuhet darka, të lihen gati rrobat dhe pajisjet e palestrës para gjumit, si dhe të mbushet makina me karburant gjatë kthimit nga puna. Ajo i përshkruan këto hapa të vegjël si një të mirë që po ia bëni vetes së ardhshme.
Shaip Kamberi, bartës i listës së Koalicionit Shqiptar, ka votuar në vendlindjen e tij, në Tërnoc. Pas votimit, Kamberi ka…
Kolona të gjata janë krijuar në pikën kufitare në Muçibabë, e cila lidh Gjilanin me Preshevën, për shkak të lëvizjes…
Shqipëria renditet në fund të Europës për numrin e të diplomuarve me doktorate në fushat e shkencës, matematikës, informatikës, inxhinierisë,…
Legjenda e Juventusit, Leonardo Bonucci, ka zbuluar se ëndrra e tij është të bëhet trajner kryesor i Juventusit ose i…
Mungesa e vitaminës D: Simptomat që shpesh neglizhohen — Klan Kosova [...]Read More...
Julian Alvarez i dhuroi Atletico Madridit fitoren dhe tifozëve një kërkimfalje, pasi shënoi golin e vetëm në triumfin 1-0 ndaj…