Categories: botashëndetësi

COVID-19/ Brazili i goditur rëndë por refuzon vaksinën Sputnik V

Brazili është një nga vendet më të goditura në botë nga pandemia e koronavirusit. Por autoritetet e vendit të Amerikës së Jugut, që ka patur më shumë se 14 milionë raste dhe pothuajse 400 mijë viktima nga COVID-19, kanë refuzuar ndihmën e dhënë nga vaksina ruse Sputnik V.

Vendimi unanim i komisionit teknik brazilian u arsyetua nga fakti që, sipas tyre, vaksina ruse përmban disa rreziqe dhe nuk ka mundësuar informacione transparente mbi prodhimin e saj. Sipas autoriteteve, inspektorët brazilianë që shkon në Rusi për të kontrolluar prodhimin u lejuan të hynin vetëm në tre nga 7 vendet ku vaksina prodhohet, dhe nuk u lejua hyrja në Institutin e Epidemiologjisë Gamaleya të Moskës, ku Sputnik V është ideuar.

Të lidhura

None found

Komisioni shprehu dyshime edhe për vetë strukturën e vaksinës, e përbërë nga një adenovirus që sipas brazilianëve mund të shumëfishohet, me pasoja problematike për shëndetin. Ndërkohë, autoritetet ruse mohojnë çdo problem për Sputnik V, dhe nënvizojnë efektshmërinë e saj prej 97.6%, sipas të dhënave të marra nga pothuajse 4 milionë të vaksinuar me të.

Agjencia Europiane e Barnave pritet ndërkohë të vendosë për përdorimin e Sputnik V në muajt në vijim, me shumë mundësi brenda qershorit.

të fundit

Arsenali shqyrton formulën me Gyokeres për transferimin e Julian Alvarez

Julian Alvarez vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve. Edhe pse sulmuesi argjentinas është…

1 minute ago

Horoskopi 17 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Këshillohet që gjatë kësaj dite ju të koordinoni veprimet tuaja me dëshirat e të tjerëve. Kjo do të jetë…

3 minutes ago

“Ore ti do të vrisje Ndrek Lucën për Edi Ramën”, Rakipi pyet Gjergj Lucën pse e “ngre në qiell” kryeministrin

Moderatori i emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Ylli Rakipi debatoi me sipërmarrësin Gjergj Luca për qëndrimin që ia ka…

5 minutes ago

Atletico Madridi thyen rekord me 10 futbollistë në finalen e Kupës së Botës

Atletico Madridi do të jetë klubi me më së shumti futbollistë në finalen e Kupës së Botës 2026, duke vendosur…

13 minutes ago

Nebi Hoxha apelon për prova që Osman Selmani ishte refugjat në Çegran gjatë luftës

Më 1 korrik, autoritetet serbe, arrestuan shtetasin e Kosovës, Osman Selmanin në pikën kufitare Mutivodë, derisa po kthehej nga vendlindja…

20 minutes ago

L’Equipe raporton për debat në dhomat e zhveshjes së Francës, Dembele kritikoi ekipin ndaj Spanjës

Detaje të reja kanë dalë në pah nga prapaskenat e eliminimit të Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj…

31 minutes ago