Categories: shëndetësi

Çfarë dobie ka gjumi pa veshje?

Fjetja pa rroba mund të sjellë disa përparësi, duke nisur nga një pushim më cilësor gjatë natës, përmirësimi i shëndetit intim dhe deri te ndikimi pozitiv në vetëbesim.

Të lidhura

None found

Ndonëse për disa kjo mund të tingëllojë e pazakontë, lënia mënjanë e pizhamave mund të ndihmojë në balancimin e temperaturës së trupit, të ketë ndikim te pjelloria, si edhe të forcojë afërsinë emocionale me partnerin. Nëse dëshironi ta provoni këtë mënyrë gjumi, është e rëndësishme të mbani temperaturë të përshtatshme në dhomën e gjumit dhe të përdorni çarçafë të pastër e të ajrosshëm, shkruan Health.com.

Ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit

Nëse e keni të vështirë të bini në gjumë, zgjoheni shpesh gjatë natës ose ndiheni të rraskapitur gjatë ditës, këto mund të jenë tregues të një gjumi jo cilësor. Fjetja pa rroba mund të ndikojë pozitivisht, sepse ndihmon trupin të mbajë temperaturën e duhur, duke ju lehtësuar fjetjen më të shpejtë, pushimin pa ndërprerje dhe shmangien e zgjimeve nga nxehtësia.

Ndikon te kohëzgjatja e gjumit

Pjesa më e madhe e të rriturve kanë nevojë për të paktën shtatë orë gjumë që të ndihen të çlodhur, por shumë prej tyre nuk e arrijnë këtë. Ulja e temperaturës së trupit i sinjalizon organizmit se ka ardhur koha për pushim. Kur flini lakuriq, trupi qetësohet më lehtë, gjë që mund t’ju ndihmojë të bini më shpejt në gjumë, të flini më thellë dhe të merrni sasinë e rekomanduar të pushimit.

Përmirëson gjendjen e lëkurës

Rrobat e ngushta mund të mbajnë papastërti, djersë dhe baktere, duke favorizuar shfaqjen e akneve. Kur lëkura nuk është e mbuluar nga materiale shtrënguese gjatë natës, ajo pastrohet më lehtë. Po ashtu, shërimi i plagëve mund të jetë më efikas kur flini mjaftueshëm dhe në temperatura më të freskëta, pasi të dy këta faktorë ndihmojnë në riparimin dhe rigjenerimin e indeve, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Forcon intimitetin dhe afërsinë emocionale

Kontakti lëkurë me lëkurë bën që trupi të çlirojë oksitocinë. Ky hormon, që shpesh quhet edhe “hormoni i dashurisë”, është një substancë që nxit ndjesi pozitive dhe luan rol në marrëdhëniet shoqërore, ndërtimin e besimit dhe lidhjen emocionale. Personat në marrëdhënie romantike zakonisht kanë nivele më të larta të oksitocinës për shkak të prekjes fizike. Nëse ju, partneri juaj ose të dy flini lakuriq, kontakti lëkurë me lëkurë do të jetë më i madh.

Mbron shëndetin vaginal

Infeksionet e majave shfaqen kur kërpudha Candida shtohet më tepër seç duhet. Të brendshmet ose veshjet e ngushta pengojnë qarkullimin e ajrit dhe krijojnë një ambient të ngrohtë e të lagësht që i përshtatet kësaj rritjeje. Fjetja pa pizhame mund të ndihmojë në parandalimin ose uljen e këtij rreziku.

Mund të ketë efekt pozitiv te pjelloria mashkullore

Të brendshmet e ngushta mund ta rrisin temperaturën e skrotumit, çka mund të ndikojë në shëndetin e spermës. Sipas studiuesve, kjo mund të ulë numrin dhe vitalitetin e spermës. Të flesh pa rroba ndihmon në ruajtjen e një temperature më të ulët të trupit, gjë që mund të mbështesë shëndetin e spermës.

Ndihmon në rritjen e vetëbesimit

Aktivitetet pa rroba mund të ndikojnë pozitivisht në mënyrën se si e perceptoni trupin tuaj. Edhe pse kjo fushë kërkon më shumë studime, një kërkim i vitit 2021 sugjeroi se gjumi pa rroba mund të ndikojë pozitivisht në vetëvlerësim.

Mund të ulë stresin dhe ankthin

Personat që përballen me ankth dhe depresion kanë më shpesh vështirësi me gjumin. Fjetja pa rroba mund të ndihmojë në pakësimin e hormoneve të stresit që dëmtojnë shëndetin mendor. Pushimi në një ambient më të freskët mund të ndikojë në uljen e kortizolit gjatë natës, ndërsa nivelet më të ulëta të këtij hormoni lidhen me humor më të mirë dhe gjendje më të mirë mendore.

Mund të ndihmojë në kontrollin e peshës

Gjumi lakuriq mund të ketë rol në humbjen e peshës, megjithëse nevojiten studime të tjera për ta vërtetuar këtë. Temperaturat më të ulëta mund të nxisin aktivitetin e yndyrës kafe, e cila djeg kalori për ta mbajtur trupin ngrohtë. Njëkohësisht, cilësia më e mirë e gjumit që mund të vijë nga fjetja pa rroba mund të ndikojë në uljen e hormonit të urisë, ghrelin, dhe kështu të mbështesë përpjekjet për menaxhimin e peshës.

Mbështet rikuperimin e muskujve

Gjatë gjumit të thellë, organizmi lëshon hormone të rritjes që ndihmojnë në rikuperimin e muskujve pas aktivitetit fizik. Duke qenë se fjetja lakuriq mund të përmirësojë cilësinë e gjumit dhe kohën e kaluar në gjumë të thellë, ajo mund të ndihmojë edhe në rikthimin e muskujve.

Mund të ulë rrezikun e sëmundjeve kronike

Mungesa e gjumit është lidhur me sëmundjet e zemrës, diabetin dhe sëmundjet e veshkave. Edhe pse nuk ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes fjetjes lakuriq dhe parandalimit të sëmundjeve, nëse kjo mënyrë përmirëson gjumin, mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm.

Disa këshilla për ata që duan ta provojnë

Nëse dëshironi të nisni të flini lakuriq, mund ta bëni gradualisht, duke veshur çdo natë gjithnjë e më pak rroba ose duke zgjedhur të brendshme më të gjera. Çarçafët duhet t’i ndërroni të paktën një herë në javë për të larguar djersën dhe bakteret. Mbani pranë shtratit një rrobë ose veshje ndërrimi, nëse ju duhet të visheni shpejt.

Sigurohuni që çarçafët të jenë të rehatshëm dhe të ajrosshëm, ndërsa temperaturën e dhomës rregullojeni sipas stinës. Edhe dushi para gjumit ndihmon në mbajtjen më të pastër të çarçafëve. Që gjumi të jetë cilësor, dhoma e gjumit duhet të jetë e errët, e freskët dhe e qetë. Po ashtu, është me rëndësi të shmanget përdorimi i telefonit celular para gjumit dhe të bëhen ushtrime gjatë ditës.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

6 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

6 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

6 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

6 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

6 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

6 hours ago