Bëni shpesh “selfie”? Nuk e keni idenë e rrezikut që merrni përsipër

379 persona humbën jetën duke pozuar për një selfie që nga viti 2008 deri në korrik të 2021, sipas një studimi spanjoll të kryer nga Fondacioni iO. Studimi thekson se këto raste janë në rritje, duke regjistruar tashmë 31 viktima që nga fillimi i vitit 2021. Brezi i ri është më i prekuri pasi mosha mesatare e të vdekurve është 24 vjeç.

Nga të gjitha viktimat, 41% janë të rinj nën 19 vjeç. Një e treta e vdekjeve ndodhin tek turistët. Tre shkaqet kryesore të vdekjes janë rënia nga lartësia (216 vdekje nga 379), mjetet e transportit si makina, trena etj. (123) dhe mbytja (66). Kjo pasohet nga aksidente që përfshijnë armë zjarri (24) dhe goditje elektrike ose sulme në kafshë të egra (17).

Fondacioni gjithashtu renditi 10 vendet më të rrezikshme në botë për të bërë selfie . Këto përfshijnë Ujëvarat e Niagarës në Amerikën e Veriut , Taj Mahal në Indi ose Malet Ural në Rusi.

3 vendet kryesore me më shumë vdekje nga selfie përfshijnë Indinë (100 vdekje që nga viti 2008), Shtetet e Bashkuara (39) dhe Rusinë (33)./albeu.com


Shtuar 28.10.2021 11:38