Categories: shëndetësi

Analizë e re: Konsumi i lartë i mishit të kuq shoqërohet me rrezik më të madh për kancerin e pankreasit

Një studim i ri sugjeron se njerëzit që hanë rregullisht sasi të mëdha mishi të kuq mund të përballen me një rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit të pankreasit.

Të lidhura

None found

Analiza, e publikuar në revistën shkencore Frontiers in Nutrition, shqyrtoi të dhënat e 16 studimeve ku morën pjesë afro dy milionë persona.

Hulumtuesit kërkuan të përcaktonin nëse konsumi i mishit të kuq dhe atij të përpunuar lidhej me shfaqjen e mëvonshme të kancerit të pankreasit.

Sipas përfundimeve, pjesëmarrësit që konsumonin më shumë mish të kuq kishin një rrezik relativ 16% më të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje, në krahasim me ata që konsumonin sasi më të vogla.

Rezultatet treguan gjithashtu një marrëdhënie lineare: rreziku rritej në përpjesëtim me sasinë e mishit të kuq të konsumuar.

Çdo 100 gramë shtesë mish të kuq në ditë shoqërohej me një rritje prej 10 për qind të rrezikut relativ për kancerin e pankreasit.

Megjithatë, studiuesit nuk përcaktuan një nivel të veçantë konsumi pas të cilit rreziku do të rritej në mënyrë të menjëhershme.

Gjetjet ishin të ndryshme për mishin e përpunuar, ku përfshihen sallamet, salsiçet dhe produkte të ngjashme.

Në shqyrtimin e 11 studimeve nuk u evidentua një lidhje statistikisht domethënëse mes konsumit të mishit të përpunuar dhe kancerit të pankreasit, pavarësisht sasisë së konsumuar.

Rezultatet e reja janë në linjë me disa të dhëna të mëparshme. Një meta-analizë e publikuar sivjet, e cila përfshinte mbi 1.8 milionë persona, kishte arritur në përfundimin se vegjetarianët kishin rreth 21 për qind më pak rrezik për t’u prekur nga kanceri i pankreasit sesa njerëzit që konsumojnë mish.

Autorët, megjithatë, bëjnë thirrje që këto përfundime të vlerësohen me kujdes.

Pjesa më e madhe e të dhënave është mbledhur në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për më tepër, studimet e përfshira ishin kryesisht vëzhguese dhe mbështeteshin në pyetësorë rreth zakoneve të ushqyerjes.

Studime të tilla mund të evidentojnë një lidhje, por nuk dëshmojnë se mishi i kuq është shkaku i drejtpërdrejtë i kancerit të pankreasit. Gjithashtu, analizat e shqyrtuara ndryshonin ndjeshëm nga njëra-tjetra.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

4 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

4 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

4 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

4 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago