Një test i ri gjaku mund të ulë ndjeshëm kohën që nevojitet për të zbuluar endometriozën, një sëmundje që prek rreth 190 milionë gra dhe vajza në mbarë botën. Sipas një studimi të sapopublikuar, analiza arrin të kapë një model të posaçëm hormonal që gjendet vetëm te pacientet me endometriozë, me një saktësi mbi 95%.
Hulumtimi ka nxjerrë në pah se gratë e prekura nga kjo sëmundje shfaqin një “gjurmë hormonale” specifike, ku dallohen nivele të larta të hormonit 11-ketotestosteron. Duke u mbështetur në këtë profil, studiuesit arritën të identifikojnë me saktësi pacientet me endometriozë dhe t’i ndajnë ato nga gratë që nuk e kanë këtë sëmundje.
None found
Punën kërkimore e kryen shkencëtarët e Universitetit të Edinburgut, të cilët morën në shqyrtim mostrat e gjakut të 159 grave me endometriozë të konfirmuar dhe 57 grave të shëndetshme.
Aktualisht, diagnoza e endometriozës vendoset përmes ekzaminimit gjinekologjik, ekografisë, rezonancës magnetike ose laparoskopisë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në disa raste mund të duhen deri në 12 vjet për ta përcaktuar diagnozën, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar koha mesatare e pritjes është më shumë se 9 vjet.
Sipas ekspertëve, ky test gjaku mund të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën si zbulohet sëmundja, duke e bërë të mundur diagnostikimin më herët, nisjen në kohë të trajtimit dhe zhvillimin e terapive të reja për pacientet me endometriozë.
Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në Neës 24, përballë Ola Brukos deklaroi se samiti i NATO-s në vendin tonë është…
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep…
Kadastra shqiptare duket se po hyn në një nga fazat më të errëta të hetimit nga drejtësia. Sipas burimeve, SPAK…
Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat do ju ecin me se…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka krahasuar veten e tij me Vladimir Lenin. Gjatë një konference për shtyp pas Samiti të…
Arsenali ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e Bruno Guimaraes, pasi mesfushori brazilian i ka bërë të ditur Newcastle. se dëshiron…