lifestyle

Kush mundet dhe kush jo, ç’duhet të dini para se të dhuroni gjak

Dhurimi i gjakut është një akt human i cili shpëton jetë njerëzish. Gjaku i sigurt shpëton jetë dhe përmirëson shëndetin. Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese e cila nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut në mënyrë vullnetare dhe të rregullt nga njerëzit dhe pa pagesë.

Dhurimi i gjakut nevojitet për:

Të lidhura

None found

Gratë me komplikacione gjatë shtatzënisë, si dhe hemorragji përpara, gjatë dhe pas lindjes.

Fëmijët me anemi të theksuar që shpesh vijnë nga malaria dhe kequshqyerja.

Njerëzit të cilët pësojnë aksidente dhe u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjike, për pacientët me kancer, si dhe në shumë ndërhyrje të tjera kirurgjike për sëmundje të ndryshme.

Gjithashtu, gjaku është i nevojshëm për njerëzit të cilët janë të sëmurë dhe duan në mënyrë të rregullt transfuzione gjaku, si pacientët me talasemi, me sëmundjen drepanocitare të gjakut, me hemofili, leuçemi etj.

Kush mund të dhurojë gjak:

Mund të bëhet dhurues çdo person i cili gëzon shëndet të mirë, peshon 50 kg e lart dhe ka moshën 18 – 60 vjeç.

Kush nuk mund të dhurojë gjak:

Përjashtim të përhershëm nga dhurimi i gjakut bëjnë individët që kanë:

Sëmundje kardiovaskulare

Sëmundje infektive si (Hepatit viral B, C, TBC, HIV, Sifiliz)

Kryer transplante

Diabet insulinovartë

Sëmundje autoimune

Tumore malinje

Epilepsi

Sjellje seksuale me rrezik të madh infektimi, si dhe përdoruesit e alkoolit dhe drogës.

Përjashtim të përkohshëm nga dhurimi i gjakut bëjnë individët që kanë:

Marrë antibiotik ose sapo kanë mbaruar kurën 7 ditore me antibiotik.

Kollë dhe dhimbje fyti.

Kryer një ndërhyrje kirurgjike brenda vitit.

Gratë gjatë shtatzënisë dhe një vit pasi kanë lindur, si dhe gjatë ciklit menstrual.

Bërë tatuazhe apo pircinge në 4 muajt e fundit.

Marrë transfuzione gjaku gjatë një trajtimi mjekësor apo ndërhyrjeje kirurgjike.

Bërë një vaksinë.

Kryer marrëdhënie seksuale të rastësishme.

Alergji të ndryshme në fazën akute.

Kryer ekzaminime endoskopike.

Sa shpesh mund të dhurojmë gjak:

Të rinjtë që kanë mbushur moshën 17 vjeç dhe peshojnë 50 kg dhurojnë 2 herë në vit, pra çdo gjashtë muaj (me miratimin e prindërve).

Burrat mund të dhurojnë 4 herë gjak gjatë një viti, me një diferencë prej 12 javësh midis dy dhurimeve të gjakut.

Gratë në moshën e pjellorisë këshillohet të dhurojnë gjak 2 herë në vit, pra çdo gjashtë muaj.

Sa gjak dhurohet:

Sasia maksimale e gjakut të marrë sipas ligjit në fuqi për secilin dhurues është 450ml (±10%).

Marrja e gjakut zgjat rreth 5 deri 8 min, dhe kryhet me materiale mjekësore sterile dhe njëpërdorimshe. Sasia e gjakut të dhuruar zëvendësohet brenda pak orëve, ndërsa duhen rreth 20 ditë që të rifitohet numri normal i qelizave.

Çfarë duhet bërë para dhe pasi dhurohet gjak:

Ditën që do të dhuroni gjak hani një mëngjes të lehtë dhe pini sa më shumë lëngje, si para ashtu edhe pas dhurimit të gjakut. Këshillohet të mos përdoren pije alkoolike dhe duhan. Mos kryeni aktivitete fizike të forta. Përpara dhurimit të gjakut mjeku do të bëjë kontrollin dhe vlerësimin klinik të dhuruesit (peshën, rrahjet e zemrës, tensionin, hemoglobinën), dhe do të kryej një bashkëbisedim të shkurtër me qëllim përpilimin e një pyetësori, gjë që përcakton aftësinë dhe pranimin për dhurim të gjakut.

të fundit

Kulluri: Smart City, KAYO dhe çështja AKSHI rrezikojnë sigurinë e vendit, qeveria ka firmosur marrëveshje me kompani jashtë NATO-s

Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në Neës 24, përballë Ola Brukos deklaroi se samiti i NATO-s në vendin tonë është…

35 minutes ago

Analiza e re e gjakut mund të shpejtojë diagnostikimin e endometriozës

Një analizë e re gjaku mund të shkurtojë ndjeshëm kohën që duhet për diagnostikimin e endometriozës, një sëmundje që prek…

36 minutes ago

Karamuço: Rama ka marrë një pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet të shihet mënyra e transportit në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep…

40 minutes ago

SPAK “arrin” te Kadastra, Lorena Goxhobelli dhe Martin Kala në qendër të dyshimeve për tjetërsimin pronash

Kadastra shqiptare duket se po hyn në një nga fazat më të errëta të hetimit nga drejtësia. Sipas burimeve, SPAK…

2 hours ago

Parashikimi i horoskopit, zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat do ju ecin me se…

2 hours ago

Trump krahason veten me Leninin: Unë do të isha komunisti më i madh në histori, por komunizmi është katastrofë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka krahasuar veten e tij me Vladimir Lenin. Gjatë një konference për shtyp pas Samiti të…

3 hours ago