A ka vend për panik? Çfarë ndodh nëse aksidentalisht hani ushqim të mykur

Pasi keni shijuat mëngjesin tuaj, ju vini re se ushqimi juaj ka disa pika të gjelbërta mbi të. Ju mund ta keni ngrënë ndërkohë aksidentalisht, dhe shqetësoheni nëse do të helmoheni. Po çfarë ndodh realisht në organizmin tuaj nëse hani myk?

E para, mos u frikësoni. Shumica e njerëzve të shëndetshëm mund të hanë aksidentalisht myk dhe të jenë mirë. Në fakt varet nga lloji i ushqimit (kujtojmë se disa ushqime bëhen me kultura të mykut) dhe gjithashtu varet nga shëndeti juaj dhe sistemi imunitar.

Të mos harrojmë që disa njerëz janë alergjikë ndaj mykut, dhe kjo mund t’ju shkaktojë atyre të vjella, diarre dhe dhimbje koke.

Pra, varet nga organizmi dhe shëndeti juaj. Por është e rëndësishme ta shmangni ngrënien e tij, nëse e shikoni.


Shtuar 28.02.2022 10:30