A ka lidhje higjiena? Gjithë arsyet pse vuan nga kruarjet në zonën intime

Trichomoniasis

Kjo sëmundje seksualisht e transmetueshme shpeshherë nuk ka simptoma, por kur ka, përshin kruajtje të shumta, djegie, ndryshim në shkarkim, si dhe çarje të bardha të lëkurës.

Infeksionet kërpudhore

Shkaktojnë kruajtje të tmerrshme dhe shkarkim të bardhë, të trashë dhe pa erë. Është një ndër infeksionet më të shpeshta tek femrat. Mos tentoni ta kuroni vetë pasi mund ta përkeqësoni edhe më shumë.

Irritimet

Një nga shkaqet kryesore të kruajtjeve intime janë irritimet nga materialet e veshjeve ose nga produktet e ndryshme të higjienës. Ndryshimet që këto produkte shkaktojnë në PH-in e vaginës, ju bëjnë më vulnerabël ndaj infeksioneve.

Vaginoza bakteriale

Ndërkohë që ky infeksion shkakton kruajtje, një simptomë tjetër shumë e dallueshme është shkarkimi me aromë të pakëndshme. Shpjegojani këtë mjekut, në mënyrë që ai të mos e ngatërrojë me një infeksion kërpudhor.

Herpes

Mund të shkaktojë kruajtje dhe dhembje gjatë urinimit, por simptomat mund të mos jenë shumë të dallueshme.

Depilimi problematik

Lëkura mund të duket shumë mirë menjëherë pas depilimit, por në momentin që qimet riffillojnë të dalin, shumë femra përjetojnë kruajtje. Nëse ju jeni një nga to, ndoshta duhet ta shmangni depilimin në këtë zonë dhe të konsideroni një metodë më pak të sikletshme.

Hormone

Në fazën para menopauzës, shkak për kruajtjet mund të jetë pikërisht ndryshimi i hormoneve në trupin tuaj.


Shtuar 16.08.2021 10:46