shëndetësi

5 fjalitë që duhet t’i thoni një personi që vuan nga çrregullimet e ankthit

Mendja e njeriut është shumë më komplekse dhe e mistershme, nga ajo që guxojmë të imagjinojmë. Mjafton një këngë, aroma e një parfumi apo fytyra e një të panjohuri, dhe automatikisht ajo aktivizon një seri qëndrimesh mbrojtëse, përballë një rreziku që nuk ekziston. Sipas hulumtimeve të fundit, e shkuara, më konkretisht periudha nga fëmijëria deri në adoleshencë, është e tejmbushur me ngjarje të “pazgjidhura” që më pas reflektohen në të tashmen në formën e krizave të pashpjegueshme të ankthit ose panikut.

Po ç’është ankthi? Përse OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) e konsideron si një nga vrasësit e heshtur, krahas depresionit? Koncepti i ankthit është i vështirë për t’u përkufizuar, por sipas studimeve, ankthi është një ndjenjë mërzie, tensioni, frike, dhe shqetësimi për të ardhmen. Ai ka një lidhje të ngushtë me frikën nga e panjohura. Ankthi dhe frika janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin.

Të lidhura

None found

Psikologu Sigmund Frojd ishte ai që, për herë të parë, u përpoq të gjente dallimin midis tyre. Sipas tij, ankthi lidhet me një gjendje psikologjike që nuk shoqërohet me vëmendje të veçantë ndaj objektit frikësues, ndërsa tek frika, vëmendja është tërësisht e përqendruar tek ky objekt. Askush nuk është imun ndaj ankthit, megjithatë 5 këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë ta mbani nën kontroll.

1. Mos ki frikë nga e ardhmja, jo çdo gjë që ndodh në mendjen tënde do të ndodhë vërtetë.

2. Ndrysho ritmin e frymëmarrjes dhe dil më shpesh shëtitje.

3. Përpiqu të shoqërohesh me njerëz dhe të shmangësh vetminë.

4. Mos ki turp nga ajo që ndjen.

5. Mos harro: Ti je më i rëndësishëm se ankthi, mos lejo të të mbërthejë.

të fundit

UN Security Council closes discussion on Kosovo; US calls for the end of UNMIK

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u diskutua për situatën në…

1 hour ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbyll diskutimin për Kosovën; SHBA-ja kërkon përfundimin e UNMIK-ut

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u diskutua për situatën në…

2 hours ago

Drilon Hazrollaj kërkon ringritjen te Tirana pas aventurës së vështirë në Rumani, ndërsa e ardhmja me Kosovën apo Shqipërinë mbetet e hapur

Drilon Hazrollaj ishte një nga emrat më premtues të futbollit të Kosovës. Paraqitjet e shkëlqyera me Malishevën, golat e shumtë…

2 hours ago

Who was Ismet Habili, the man from Kavaja who was killed inside a Volvo in Tirana

Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në…

2 hours ago

Investigations begin to shed light on the killing of a 46-year-old man in Tirana

Është zgjidhur misteri i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Komunës së Parisit. 46-vjeçari Ismet Habili…

2 hours ago

Konjufca responds to Gjuriq at the UN and raises the issue of Radoiçiq

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…

2 hours ago