Ankthi është një shqetësim i zakonshëm, shpesh i lidhur me ngjarjet e përditshme të jetës dhe i perceptuar si kalimtar. Por gjithnjë e më shumë studime tregojnë se, nëse neglizhohet, ankthi mund të ketë pasoja afatgjata mbi shëndetin mendor dhe funksionet njohëse. Sipas kërkimeve të fundit, veçanërisht në rastet e ankthit kronik, ai mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e demencës në moshë të thyer.
Nuk bëhet fjalë për një dënim të pashmangshëm: ndërhyrja e hershme ndaj ankthit mund të ndihmojë në parandalimin e dëmeve që ai mund të shkaktojë në të ardhmen. Shkencëtarët dyshojnë se ankthi ndikon negativisht te shëndeti kardiovaskular, një faktor tashmë i njohur që rrit rrezikun për demencë. Po ashtu, kortizoli, hormoni i stresit, mund të dëmtojë pjesë të trurit që lidhen me kujtesën dhe aftësitë njohëse.
None found
Gjendjet e ankthit shpesh bashkëjetojnë me probleme të tjera si depresioni apo çrregullimet e gjumit, të gjitha të njohura për ndikimin e tyre në rënien e funksioneve njohëse. Kjo e bën të vështirë ndarjen e një faktori të vetëm shkaktar, por përforcon idenë e një efekti të kombinuar nga disa probleme fizike dhe mendore që veprojnë së bashku.
Në disa raste, ankthi mund të jetë shenja e parë paralajmëruese e një procesi neurodegjenerativ që ka nisur. Prandaj, nëse konfirmohet lidhja e ankthit me demencën, kjo mund të hapë rrugën për strategji të reja parandaluese, ku shëndeti mendor të marrë një rol qendror në luftën kundër sëmundjeve neurodegjenerative.
Sipas ekspertëve, ‘screening’-u i ankthit rreth moshës 40 vjeç mund të ndihmojë për të identifikuar individët më të rrezikuar. Trajtimi i ankthit përfshin shpesh një qasje të kombinuar: terapi psikologjike (si terapia konjitive-biheviorale), medikamente dhe ndryshime të stilit të jetesës. Ndër ndërhyrjet më të rëndësishme janë aktiviteti fizik, meditimi dhe përfshirja më e madhe në jetën sociale.
Të kujdesesh për ankthin sot, do të thotë të investosh në shëndetin e trurit për të ardhmen.
Reshjet e dendura të shiut vijojnë të shkaktojnë probleme në disa zona të Italisë, veçanërisht në rajonin e Toskanës. Një…
Kosova po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë (CMF), që po mbahet më 14 nëntor 2026, në Phnom…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, dje në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj pretendimeve të opozitës për importimin…
Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga institucionet për shkak të dhunës dhe kërcënimeve nga bashkëshorti,…
Skandali që ka tronditur gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia po merr përmasa të reja. Në qendër të hetimeve është 42-vjeçarja…
Një defekt, i konstatuar në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm, ka lënë pa ujë banorët e lagjes nr.…