Categories: lifestyleshëndetësi

14 shenjat dhe simptomat e para që tregojnë se jeni shtatzanë

Lajmi më i gëzuar dhe më emociounues që mund të merrni ndonjëherë është se jeni shtatzanë. Kohë më parë, konfirmimi i një shtatzanie nuk ishte aq i thjeshtë sa në ditët e sotme. Ose duhet të hamendësonit datën e periodës së fundit, ose të shkonit tek mjeku për një test të urinës për shtatzani.

Edhe pse veza fertilizohet menjëherë pas mardhënies( nëse praktikohet në kohën e ovulimit), trupi e kupton këtë pas një javë ose më pak.

Të lidhura

None found

Për këtë arsye, deri atëherë asnjë test shtatzanie nuk mund te dalë pozitiv.

Më poshtë janë disa shenja që mund të tregojnë se jeni shtatzanë.

Lodhja
Kjo është një nga shenjat e para të shtatzanisë. Mund të ndjeni lodhje të madhe dhe ju vjen shumë gjumë, vecanërisht mëngjeseve.

Ndryshime në gjoks
Shumë femra provojnë ndjeshmëri të madhe në zonën e gjoksit. Mund tu dhëmbin dhe janë të ndjeshëm kur i prekin. Gjithashtu, mund të fillojnë të rriten në masë.

Njolla gjaku
Edhe pasi jeni konceptuar, mund të keni perioda më pak se zakonisht. Por në fakt janë njolla. Ndodh kur embrioni është future në mitër.

Ndjeshmëri e lartë nuhatje
Do të filloni të nuhasni më mirë. Edhe aromat më të lehta mund t’ju duken shumë të forta. Kjo mund të ndodhë më së shumti me erërat e ushqimeve.

Urinim i shpeshtë
Do të filloni të urinoni më shpesh sesa zakonisht. Gjithashtu sasia e urinës do të rritet.

Lëvizje në zorrë
Shtatzania ndonjëherë shkakton kapsllëk ose diare.

Keni humbur periodën e fundit
Mungesa e periodës është shenja e parë konkrete e shtatzanisë. Shume teste shtatzanie tregojnë positive, vetëm pas ditës që prisnit t’ju vinin periodat.

Ndjeheni keq në mëngjes
Kjo nuk është shumë e shpeshtë, pasi kjo simptomë fillon zakonisht javën e gjashtë. Por disa femra mund ta provojnë ndjesinë e të vjellit dhe marrje mendsh, që në javën e tretë ose të katërt të shtatzanisë.

Neps
Mund të keni neps për disa ushqime. Nga ana tjetër, disa ushqime mund ti urreni sa ti shikoni. Vezët, qumështi dhe shpendët janë ushqimet që zakonisht femrat shtatzanë i urrejnë.

Hundë të zëna
Kjo është simptomë që zakonisht zgjat gjatë gjithë shtatzanisë. Zona e hundës dhe sinuseve është e bllokuar gjatë tërë kohës. Por zakonisht nuk ka mbledhje mukoze.

Dhimbje koke
Për shkak të lodhjes dhe problemeve të tjera të mëngjesit, dhimbjet e kokës janë të shpeshta tek femrat shtatzanë. Mund të jenë të lehta ose të forta.

Enjtje
Mund të provoni enjtje tek duart dhe këmbët. Kaviljet dhe kycet mund të enjten gjithashtu për shkakt të rritjes së tensionit.

Gazra
Ky është një problem i shpeshtë, që ndikon femrat gjatë shtatzanisë. Zorrët prodhojnë më tepër gaz se zakonisht. Kjo mund të jetë e parehatshme,- por mundohuni ti lëshoni gazrat nga trupi.

Levizje humori
Rritja në qarkullimin e hormoneve mund të bëjë “kërdinë” me nervat dhe gjëndjen tuaj shpirtërore. Do të përjetoni lëvizje të shumta humori. Femrat shtatzana mund të kalojnë nga të lumtura në të mërzitura për pak minuta.

të fundit

Zjarr në kompleksin “Aura” në Laprakë/ Banorët denoncojnë: Zjarrfikësja erdhi një orë me vonesë, flakët i fikëm vetë

Banorët e Kompleksit “Aura” në Laprakë, kanë denoncuar se mbrëmjen e djeshme në pallatin e tyre ka rënë zjarr. Sipas…

3 minutes ago

Keiko Fujimori shpallet presidente e Perusë, fujimorizmi rikthehet në qeverisje pas mbi 20 vitesh

Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar…

6 minutes ago

Trump paralajmëron takim në Doha për çështjen bërthamore të Iranit, Teherani thotë se nuk ka negociata në axhendë

Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin…

6 minutes ago

Sot mblidhet Kuvendi në seancë plenare, në axhendë projektligji për kontrollet zyrtare dhe 8 projektrezoluta

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, në përputhje me kalendarin…

6 minutes ago

Trump njofton bisedime në Doha, Teherani i mohon: Ndoshta janë të rëndësishme, ndoshta jo

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…

22 minutes ago

Çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025! Shqipëria e treta në Europë

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë…

29 minutes ago