Categories: argetimlifestyle

4 shenjat që tregojnë se ju jeni më tërheqëse seç mendoni

Herë pas here, të gjithë njerëzit janë të prirur për të dyshuar në lidhje me atraktivitetin e tyre. Në këto momente, ata fillojnë të kenë pasiguri. Nëse edhe ju po kaloni një periudhë të vështirë të jetës, ne do t’ju vijmë në ndihmë me disa shenja të vogla që ju tregojnë se ju jeni më tërheqës seç mendoni. Mos e nënvlerësoni më veten:

Njerëzit ju komplimentojnë rrallë

Të lidhura

None found

A keni pasur një moment ku të gjithë sytë kanë qenë tek ju pasi dukeshit jashtëzakonisht bukur, por askush nuk ju ka dhënë një kompliment të vetëm? Me siguri ju më pas jeni ndjerë jo mirë dhe keni filluar të dyshoni për paraqitjen tuaj të jashtme. Mirëpo, kjo situatë është komplet e kundërta-ju jeni të mrekullueshëm. Njerëzit që ju rrethojnë mund të jenë xhelozë, ose thjesht nuk ju kushtojnë shumë vëmendje për komplimenta. Mirëpo, kjo gjë nuk duhet t’ju demoralizojë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të ndiheni keq me veten tuaj.

Kur më në fund merrni një kompliment, ju duket jo i sinqertë

Le ta shohim këtë problem nga ana tjetër: Ju komplimentojnë rrallë dhe kjo gjë duket pa emocion dhe me shaka. Gratë që komplimentohen rrallë, kur vjen ai momenti që marrin fjalë të bukura, ju duken jo të sinqerta. Mirëpo, ju duhet të veproni ndryshe: Duhet t’i falenderoni për komplimentin dhe t’i besoni për atë që thonë.

Të panjohurit përpiqen të bëjnë kontakt në sy me ju

Është shumë e thjeshtë: Një shikim në sy përfundon me një buzëqëshje të vogël dhe më pas ndoshta edhe në miqësi ose dashuri. Ju nuk duhet të keni turp ose nuk duhet të mendoni sikur po bëni diçka të gabuar nëse shikoni një djalë në sy. Nëse ai po ju shikon kjo do të thotë se është i interesuar për ju.

Njerëzit ngrenë vetullat kur ju shohin

Ngritja e vetullave ndodh automatikisht dhe pa vetëdije kur shohim një person tërheqës. Ju nuk mund ta vini re, por përpiquni të shihni veten me kujdes herën tjetër kur shihni dikë që mendoni se është tërheqës. Pra, nëse njerëzit ngrenë vetullat kur ju shohin, kjo do të thotë se në sytë e tyre ju dukeni tërheqëse.

të fundit

GTA 6 vendos rekorde historike: 3.79 miliardë dollarë në 24 orë, debutimi më i madh në historinë e argëtimit

Video-loja e shumëpritur “Grand Theft Auto VI” ka thyer rekordet botërore të industrisë së argëtimit, duke realizuar shitje me vlerë…

4 minutes ago

ARTEX: Platforma kineze me inteligjencë artificiale që po e kthen testimin e sigurisë në armë sulmi global

Një platformë e re me inteligjencë artificiale, e quajtur ARTEX, po ngre shqetësime serioze në industrinë e sigurisë kibernetike. E…

5 minutes ago

Sulm kibernetik ndaj partnerëve të Chase, Visa dhe Mastercard: Dhjetëra mijëra klientë në rrezik për ekspozimin e të dhënave personale

Tri gjigantët e sektorit financiar, JPMorgan Chase, Visa dhe Mastercard, janë përfshirë në një incident të madh të sigurisë kibernetike,…

5 minutes ago

KEDS njofton zonat që sot mbesin pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjet

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të punimeve në rrjet. 21.11.2026 Punime në…

6 minutes ago

Pas 13 vitesh pritjeje, ‘GTA VI’ më në fund vjen – a i justifikon pritshmëritë e mëdha?

Pas 13 vitesh pritjeje, "GTA VI" më në fund ka mbërritur. Pritja dhe entuziazmi që kanë shoqëruar publikimin e saj…

6 minutes ago

Sfida të rëndësishme sot në Superligën e Kosovës, dy duelet që premtojnë emocione

Xhiroja e 14-të e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy ndeshje në program.Pas ndeshjes të…

12 minutes ago