Sa zgjat imuniteti pas infektimit me Omicron?

Infektimi me Covid ju jep një rritje të imunitetit, por deri kur?

Antitrupat e koronavirusit nga infeksioni mund të zgjasin për të paktën gjashtë muaj për shumicën (88%) të njerëzve që kanë pasur virusin, sipas një studimi të Biobank në Mbretërinë e Bashkuar. Studiuesit thanë se rezultatet treguan se antitrupat e prodhuar pas infeksionit natyror mund të “sigurojnë një shkallë mbrojtjeje për shumicën e njerëzve”.

Sipas analizave nga aplikacioni Zoe Covid Study, 81% e pjesëmarrësve që bënë një test antitrupash pas një infeksioni të Covid-19 rezultuan pozitivë për antitrupat anti-N – antitrupat e fituar nga një infeksion natyral, jo nga vaksinimi.

Profesor Paul Hunter, një ekspert në sëmundjet infektive në University of East Anglia thotë: “Infeksioni – qoftë me Omicron apo ndonjë variant tjetër – do të rrisë imunitetin. Ai imunitet do të jetë më i mirë kundër të njëjtit variant, por gjithashtu do të rrisë imunitetin ndaj varianteve të tjera më pak të fuqishme.”

Një analizë serologjike për nivelin e antitrupave do të tregojë më saktësisht shkallën e mbrojtjes dhe konsultohuni me mjekun e familjes për kohën kur duhet të vaksinoheni pasi jeni shëruar nga Covid.

Shtuar 16.01.2022 19:08