Rrit arsenikun, gabimi që bëni të gjithë me kafen e mëngjesit

Konsumi i kafesë është një ritual i përditshëm për shumicën prej nesh. Shumë e nisin ditën me këtë pije “magjike” për të marrë më shumë energji. Megjithatë, ndonëse mund të tingëllojë e çuditshme, ka një gabim që të gjithë e bëjmë kur përgatisim kafe.

Problemi qëndron kur uji lihet shumë duke valuar. Sipas ekspertëve, ky zakon nuk është i mirë për shëndetin tonë dhe duhet ta ndryshojmë patjetër. Kur uji vlon për një kohë të gjatë, rrit arsenikun, nitritet dhe fluorin, madje edhe mineralet e shëndetshme bëhen jashtëzakonisht të dëmshme.

Sipas hulumtimeve, ky lloj uji është mjaft toksik sepse përmban një sasi të madhe arseniku dhe mund të çojë vërtet në helmim. Mund të sjellë probleme si diabeti, problemet me organet e tretjes dhe me organet kardiovaskulare.


Shtuar 31.01.2022 10:34