Në këtë moment truri po mban shënim gjurmët e kalimit të kohës pa vetëdijen tuaj, duke ju lejuar të përqendroheni mbi gjëra më të mira si leximi i kësaj historie. Ky proces ndodh automatikisht, por jo vazhdimisht. Perceptimi i trurit për kohën mund të luhatet. Disa momente duket se zgjaten ose zvogëlohen në lidhje me çdo sekondë që kalon.
Ndërsa këto luhatje mund të jenë shtrembërime të realitetit, teknikisht ato nuk janë të gjitha në kokën tuaj. Sipas një studimi të ri, disa perceptime mbi kohën e kanë origjinën në zemrën tuaj. “Rrahjet e zemrës diktojnë ritmin mbi perceptimin e kohës”- thotë profesori i psikologjisë në Universitetit Kornell, Adam K.Anderson, njëherazi autori kryesor i studimit.
“Koha është një dimension i Universit, dhe një bazë thelbësore për përvojën tonë me veten. Hulumtimi ynë tregon se kjo përvojë sinkronizohet dhe ndryshon me kohëzgjatjen e tërrahurës së zemrës”- thekson ai.
Studimi i ri shqyrtoi lidhjet midis perceptimit të kohës dhe ritmeve trupore, me fokus kryesor luhatjet natyrore të ritmit të zemrës. Ndërsa rritmi i përgjithshëm i zemrës duket i qëndrueshëm, çdo rrahje individuale mund të jetë pak më e shkurtër ose më e gjatë se ajo e mëparshme.
Hulumtimet kanë treguar se rrahjet e zemrës mund të ndikojnë në perceptimin tonë të stimujve të jashtëm, dhe është dyshuar prej kohësh se zemra e ndihmon trurin që të masë kohën. Studiuesit rekrutuan 45 studentë nga Universiteti Kornell, të moshës 18–21 vjeç me një nivel dëgjimi normal dhe pa histori të sëmundjeve të zemrës.
Ata përdorën elektrokardiografinë (EKG) për të monitoruar aktivitetin e zemrës me një saktësi prej disa milisekondash, duke e lidhur aparaturën e EKG-në me një kompjuter që do të regjistronte tingujt të shkurtër të shkaktuara nga rrahjet e zemrës së studentëve.
Secili prej tyre zgjati vetëm 80 deri në 180 milisekonda, dhe pasi dëgjuan një të tillë subjekteve iu kërkua të raportonin nëse mendonin se zgjati më shumë apo më pak se sa tingujt e tjerë. Subjektet perceptuan se tonet e rrahjes ishin më të gjata në kohë kur parapriheshin nga një rrahje zemre më e shkurtër në kohë, dhe i raportuan tonet si më të shkurtra kur ato pasonin një rrahje zemre më të gjatë në kohë.
“Rrahjet e zemrës janë një ritëm, të cilin e përdor truri ynë për të na dhënë ndjenjën tonë të kohës që kalon. Dhe ajo nuk është lineare. Por tkurret dhe zgjerohet vazhdimisht”-thotë Anderson. Ndërsa zemra mund të ushtrojë një ndikim të madh në perceptimin e trurit mbi kohën, studiuesit kanë vënë re se ajo është si një rrugë me dy drejtime.
Dëgjimi i një tingulli i nxiti subjektet ta përqendronin vëmendjen e tyre tek ai. Kjo është një ”përgjigje orientuese”, e cila nga ana tjetër ndryshoi rrahjet e tyre të zemrës dhe e ri-rregulloi përvojën e tyre të kohës. Perceptimi i gabuar i kalimit të kohës, mund të duket si një gjë e keqe, dhe ndonjëherë është kështu.
Por ndërsa humbja e gjurmës së kohës mund të shkaktojë probleme, ajo mund të ketë edhe përfitime adaptive për llojin e luhatjeve të përkohshme të identifikuara në këtë studim. Zemra duket se e ndihmon trurin të punojë në një mënyrë më efikase edhe me burime të kufizuara, shtojnë studiuesit, duke ndikuar mbi mënyrën se si ai përjeton kalimin e kohës në shkallë më të vogla, dhe duke vepruar në periudha kohore shumë të shkurtra për mendime ose ndjenja të ndërgjegjshme.