Tre dekada më parë në Shqipëri, ishin një prej mundësive të pakta! Sandalet plastike, aq të famshme në vitet 80-’90-të po rikthehen në modë si pjesë e koleksioneve pranverë verë edhe të firmave më prestigjioze të modës!
Ato janë bërë pjesë e koleksioneve edhe të markave luksoze, edhe pse në Shqipëri mbi 30 vite me parë ishin të domosdoshme si mundësi e pakët për veshmbathje.
Edhe pse kanë kaluar vite, nuk janë harruar. Stili i sandaleve plastike të viteve ’90 po rikthehen fuqishëm këtë sezon pranverë-vere.
Ato konsideroheshin si të dala mode, por tani shihen pjesë e veshjes së shumë figurave publike.
Rikthimi i tyre sinjalizon një ndryshim në kulturën e veshjes. Pasi është parë jo pak herë që copëza të stilit të viteve ’90 po bëhen pjesë e modës vitet e fundit.
Ato quhen ndryshe “sandalet pelte” dhe është paralajmëruar që të zotërojnë këtë verë pasi stili i tyre u promovua në pista bashkëpunimi me markat më ekskluzive të modës.
Ato duket se janë bërë pjesë e koleksioneve edhe të markave luksoze.
Pavarësisht elementeve të tyre të veçanta dhe të lezetshme, sandalet plastike për vite me radhë janë konsideruar si të “shëmtuara”, krahas brendeve të tjera.
Por “rrëmuja” e modës 2024 i ka kthyer ato dhe të gjitha këpucët e sheshta, sërish në një trend.