Nata e Kadrit është prej begative më të mira që na ka dhënë Allahu; është mirësi që nuk peshohet me të asnjë mirësi dhe që nuk mund të shpaguhet me asnjë falënderim. Nata e Kadrit është një natë, pozita e të cilës është madhështore.
Nuk ka të ngjashme. Allahu në të e shpërblen shumë edhe për veprën e vogël dhe punën e paktë.
Urtësia e gjallërimit të saj me adhurim.
Në këtë natë, përveç tjerash përkujtojmë edhe mirësinë e madhe të Allahu ndaj nesh: shpalljen e Kur’anit Famëmadh, i cili është udhëzim për njerëzit.
Pse quhet Nata e Kadrit?
1. Për shkak të pozitës dhe nderit të saj
2. Për shkak se kush kryen adhurime në të, bëhet me nder dhe pozitë
3. Për shkak se Allahu i Madhëruar ka shpallë në të një libër me pozitë të veçantë, tek një profet me pozitë, për një ummet me pozitë
4. Për shkak se në të Allahu cakton çfarë të dojë për vitin vijues
Kjo natë ndodh vetëm në Ramazan, meqë Allahu e ka shpallur Kur’anin në të. Ai na informoi se shpallja e tij ka ndodhur gjatë muajit të Ramazanit në thënien e Tij: “Vërtet, Ne e kemi zbritur atë (Kur’anin) në natën e Kadrit.”[5]
Dhe thënia e Tij: “Muaji i Ramazanit në të cilin është shpallur Kur’ani.”[6]
Kjo do të thotë se shpallja e tij prej Allahut të Dërguarit të Tij (salallahu alejhi ue selam) filloi në të. Thënia e Allahut: “Nata e Kadrit” gjithashtu tregon në nderin dhe pozitën e asaj nate, siç thuhet: “Filan personi ka shumë Kadr”.
Lidhja e ‘natës’ me el-Kadr është bashkimi i veçorisë përshkruese ndaj saj, kështu duke ia dhënë domethënien e ‘Një Nate të Ndershme’. Fjala ‘elKadr’, po ashtu mund të jetë referencë ndaj parapërcaktimit dhe rregullimit të çështjeve. Kështu, bashkimi i saj me fjalën ‘nata,’ ka për qëllim tregimin e një vendi apo kohe në të. Pra, domethënia e kësaj është: ‘nata në të cilën dekretohet tërë ajo që do të ndodhë vitin vijues.’ Kjo është e ngjashme me thënien e Allahut: “Në atë natë dekretohet çdo çështje e parapërcaktimit.”[7]