Pse nuk duhet të shprehim keqardhje ndaj grave të divorcuara dhe me fëmijë

Një tipar që karakterizon shumë gra të botës moderne, është vendimi për t’u ndarë nga burrat me vullnetin e tyre të plotë. Duke mos kapërcyer dot vështirësitë familjare, është e qartë zgjidhja e vetme për to, mbetet divorci.

Por ajo indikatorët socialë tregojnë, është se vetëm një pjesë e këtyre grave krijojnë marrëdhënie të tjera të forta, pasi jo të gjithë burrat do të pranonin të lidhnin jetën e tyre me një grua të divorcuar.

Çdo grua e meriton të jetë e lumtur. Ndodh ndonjëherë, që pas martesës, një burrë të shndërrohet në të kundërtën e vet. Por nëse një grua që në fillim mëson të vendosë kufijtë e jetës familjare duke kërkuar shkakun e mosmarrveshjeve, shumë familje mund të shpëtohen.

Më parë, ka qenë turp të vishje statusin e gruas së divorcuar dhe martesa për herë të dytë ishte problematike. Nëse një burrë martohet  me një grua të divorcuar, kjo do të thotë se ai merr edhe përgjegjësitë e zgjidhjes së problemeve të saj që i ka marrë me vete.

Dhe një burrë duhet të jetë i vetëdijshëm për atë që e pret në këtë marrëdhënie. Qëndrimi serioz i burraven konfront jetës familjare do t’i bënte shumë gra të arsyetonin. Prandaj, nëse një grua ka marrë vendimin për t’u divorcuar, do të thotë që ka marrë parasysh gjithçka, ka parashikuar zgjidhjen e problemeve që do t’i dalin rrugës, për vete dhe fëmijët, kështu që nuk duhet të na vijë keq, përkundrazi të mbështesim dhe inkurajojmë ato në vendimet e tyre. Nuk ka vend për mëshirë!


Shtuar 2.04.2021 08:29