Pse fëmijët e parë lindin më inteligjentë se të tjerët?

Një studim i kryer nga një grup hulumtuesish gjermanë, zbulon se fëmija i parë i lindur priret të ketë inteligjencë më të lartë.

Sigurisht, të jesh më i madhi nuk është gjithmonë e barabartë me të kesh më së shumti mençuri, por vëllai ose motra më e madhe ka disa përparësi.

Për shembull, kur prindërit kanë fëmijën e tyre të parë, ata kalojnë më shumë kohë me ta. Vëmendja e pandarë që ata i kushtojnë të lindurit të tyre të parë mund të ndikojë në IQ-në e tyre. Meqenëse prindërit kanë vetëm një fëmijë për t’u kujdesur, ata mund të investojnë më shumë energji dhe përpjekje për ta rritur. Ata mund të kenë më shumë kohë për t’i mësuar fëmijës lexim, shkrim dhe gjëra të tjera edukativo-arsimore.

Gjithashtu, me fëmijën e parë të lindur, prindërit ende po mësojnë “etapat” e rritjes së fëmijëve. Në këtë fazë “eksperimentale”, prindërit duan të bëjnë gjithçka siç duhet, ndaj kënaqin fëmijën e tyre. Pasi ndihen më rehat me prindërimin, ata e lirojnë kontrollin e tyre dhe kanë një qasje më të relaksuar.

Rendi i lindjes jo gjithmonë përcakton inteligjencën, por ky studim zbuloi se fëmijët e lindur të parët kishin IQ pak më të lartë. Studiuesit nga Universiteti i Leipzigut studiuan rendin e lindjeve të 20,000 njerëzve nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.

Studiuesit përcaktuan se fëmijët e lindur të parët kishin mesatarisht një IQ prej 1.5 pikë më të lartë se fëmijët e lindur të dytët. Pra, të qenit fëmija më i madh duket se ka vetëm një ndikim të vogël në inteligjencën. Gjithsesi, rendi i lindjes nuk ndikon në tiparet e personalitetit.

Pra, nëse jeni fëmija i parë në familjen tuaj, duhet ta konsideroni veten me fat. Prindërit tuaj mund të kenë qenë më të ashpër me ju, por kjo ka ndodhur vetëm sepse ata harxhuan kaq shumë kohë për të siguruar suksesin tuaj. Plus, mençuria vjen me moshën, kështu që ju mund ta ndani atë që keni mësuar me vëllezërit e motrat më të vegjël.


Shtuar 23.04.2023 17:24