Pse burrat lëndohen edhe më shumë prej ndarjes

Ndarjet kanë fuqinë t’i thyejnë zemrën një gruaje, por një një grup ekspertësh pas vëzhgimeve të kryera arritën në përfundimin se ata që lëndohen edhe më shumë pas përfundimit të një historie, janë burrat. Këta të fundit, janë më shumë emocionalë kur vjen puna për të diskutuar rreth punëve të zemrës dhe e kanë të vështirë të shprehen lirshëm.

Steriotipi i famshëm që lidhet me burrërinë ose me idenë se “burrat nuk qajnë” ka ndikuar ndjeshëm tek mënyra sesi përballen ata me ndjesitë e tyre të vërteta. Sipas këtij steriotipi, burrat supozohet të mos e shprehin trishtimin apo dhimbjen që i ka lënë fundi i një dashurie, prandaj përgjithësisht e mbajnë me vete një ngarkesë të tillë.

Nga ana tjetër, për gratë është shumë më e thjeshtë të kërkojnë ndihmë tek mikeshat, nënat apo një terapist.

Burrat janë më të ndjeshëm dhe ky është fakt!

Sado “të egër” t’ju duken fizikisht, në studimet e kryera rezultoi se burrat ishin më të prirur të flisnin për çështje që lidhen me ndarjet, takimet e para, festat dhe cilësi personaliteti. Paralel me ta, gratë që morën pjesë në studim diskutonin më shumë financat, largësinë dhe punët e shtëpisë.

Burrat duken me më shumë vetëbesim se gratë në një marrëdhënie romantike. Gjuha e përdorur nga të dy partnerët gjatë lidhjes ndryshon ndjeshëm. Ndryshe nga gratë që shfaqin hapur dilema, pasiguri, etj, burrat përpiqen t’i fshehin dyshimet, pasigurinë apo ankthin.

Nëse kjo stigmë negative rreth burrave ndryshon, dalëngadalë ata do ta kenë më të thjeshtë të kërkojnë ndihmë në rast nevoje emocionale dhe të shprehin më lirshëm ndjenjat e tyre, që pas një ndarje përjetohen edhe me më shumë intensitet krahasuar me gjininë tjetër.


Shtuar 17.12.2021 14:20

Tags: ,