lifestyle

​Pse alergjitë shfaqen edhe në moshën madhore?

Alergjitë përkufizohen si një reagim i tepruar imunitar ndaj substancave nga të cilat jemi të rrethuar.

Alergjenët mund të thithen, gëlltiten ose depërtojnë përmes lëkurës. Reaksionet e zakonshme janë ethet e barit, disa lloje të astmës dhe skuqjet.

Të lidhura

None found

Shkaktarët më të zakonshëm të alergjive janë poleni i bimëve, ushqimi, qimet e kafshëve, pluhuri dhe merimangat.

Ato janë të lidhura me një antitrup të prodhuar nga trupi i quajtur imunoglobulina E (IgE). Çdo antitrup IgE mund të jetë shumë specifik, duke reaguar kundër poleneve të caktuara dhe alergjenëve të tjerë.

Me fjalë të tjera, një person mund të jetë alergjik ndaj një lloji poleni, por jo ndaj një tjetri.

Kur një person i ndjeshëm ekspozohet ndaj një alergjeni, trupi fillon të prodhojë një sasi të madhe të antitrupave të ngjashëm IgE.

Ekspozimi i mëvonshëm ndaj të njëjtit alergjen mund të rezultojë në një reaksion alergjik.

Alergjitë mund të prekin këdo, pavarësisht nga mosha, gjinia, raca ose statusi socio-ekonomik. Në përgjithësi, alergjitë janë më të zakonshme te fëmijët.

Megjithatë, fillimi i parë mund të ndodhë në çdo moshë ose mund të përsëritet pas disa vitesh.

Alergjia nuk mund të kurohet, por rritja e imunitetit ndihmon në zbutjen e simptomave. Marrja shtesë e vitaminës C, beta glukenit dhe probiotikëve stimulon aftësitë mbrojtëse të organizmit.

Hapi i parë në parandalimin e alergjive sezonale është shmangia e kontaktit me alergjen.

Personat alergjikë duhet të monitorojnë kalendarin e polenit të bimëve dhe pemëve të lulëzuara, të shmangin daljen nga shtëpia nga ora 10:00- 17:00, kur përqendrimi i polenit është më i lartë në ajër, dhe të mbyllin dritaret gjatë kësaj periudhe.

Pas qëndrimit jashtë ata duhet të bëjnë dush dhe të ndërrojnë rrobat në mënyrë që të reduktojnë më tej marrjen e polenit. Po ashtu duhet reduktuar aktivitetin fizik që thellon frymëmarrjen, i cili sjell përqendrim më të lartë të polenit në trup.

të fundit

Marshimi i protestuesve nis nëpër Tiranë, nuk reshtin thirrjet “Më 28, Rama e di vetë

Pas protestës që nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pjesëmarrësit…

2 minutes ago

Flick: Real Madridi nuk më shqetëson, duam të ruajmë pozicionin në krye

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka këmbëngulur se fokusi i tij është tërësisht te skuadra e tij dhe jo te…

3 minutes ago

Mickoski: Ekonomia e Maqedonisë së Veriut renditet ndër më të suksesshmet në Evropë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…

5 minutes ago

Ali Ahmeti: Bashkëjetesa e qëndrueshme mes maqedonasve dhe shqiptarëve është kushti për mbijetesën e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së…

6 minutes ago

Qazim Laçi jep asistin e parë sezonal, Rizespor thellon avantazhin ndaj Amedspor të Hasit

Asisti i Qazim Laçit për Ali Sowe Është duke u zhvilluar momentalisht sfida mes Amedspor dhe Rizespor, e vlefshme për…

10 minutes ago

Tahiraj accuses PDK of hypocrisy over Special Court: you are playing power games

Veprimtari Saim Tahiraj ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës lidhur me qëndrimet e saj për Gjykatën Speciale, duke e akuzuar…

21 minutes ago