Alergjitë ndodhin kur trupi juaj zbulon një lloj lënde të huaj, si për shembull një kokërr poleni ose zbokth të kafshëve shtëpiake dhe aktivizon një përgjigje të sistemit imunitar për ta luftuar atë.
Kur zhvillohen zakonisht alergjitë?
None found
Shumica e njerëzve kujtojnë fillimin e shfaqjes së simptomave të alergjisë në një moshë të re. Por është e mundur që të zhvilloni një alergji në çdo moment të jetës. Ju madje mund të bëheni alergjik ndaj diçkaje për të cilën nuk keni pasur alergji më parë.
Disa simptoma të alergjisë janë të lehta dhe mund të trajtohen me ekspozim të reduktuar ndaj alergjenit ose duke marrë medikamente.
▪ alergjia nga bimët: kruarje e hundës, syve, gojës; hundë të bllokuara; sy të skuqur, të ënjtur.
▪ alergjia nga ushqimi: ënjtje e buzëve, gjuhës, fytyrës ose fytit; irrim i lëkurës, të vjella.
▪ alergjia nga insektet: ënjtje në vendin e pickimit, kruarje në të gjithë trupin, kollë ose shtrëngim në gjoks
▪ alergji nga ilaçet: irritim në lëkurë, kruarje, skuqje, ënjtje e fytyrës, gulçim.
Por disa simptoma janë të rënda dhe kërcënuese për jetën, si për shembull:
▪ marramendje
▪ ënjtje jonormale e gjuhës ose e fytit
▪ skuqje ose urtikarie në të gjithë trupin
▪ dhimbje në bark
▪ të vjella
▪ diarre
▪ ethe
▪ ndjesi konfuzioni
▪ humbje e vetëdijes
▪ anafilaksi (ënjtje dhe mbyllje e fytit, gulçim, presion i ulët i gjakut)
Duhet të vizitoni mjekun nëse keni simptoma që mendoni se shkaktohen nga një alergji./living
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez po kalon një periudhë shumë të vështirë, pasi disa gabime të tij kanë ndikuar…
Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…
Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet këtë të diel me dy ndeshje, ndërsa njëra prej tyre…
Banori i Big Brother Vip Kosova, Nichi ka shpërthyer ndaj Fuegos, me t’u zgjuar mëngjesin e së dielës. I shtrirë…
Një bisedë e Arlinda Morinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur reagimin e Alba Pollozhanit, e…
Partia opozitare LSDM ka dalë me qëndrim kundër ish-kryetarit të partisë, Branko Cërvenkovski.Në një komunikatë partiake, drejtuesit e LSDM-së kanë…