Pushimet janë momenti ideal për t’u çlodhur, për të krijuar kujtime të bukura dhe për të shijuar kohën me njerëz që e bëjnë çdo eksperiencë më të veçantë. Sipas astrologjisë, disa shenja të horoskopit dallojnë për energjinë dhe humorin duke i bërë shoqëruesit perfekt për udhëtime dhe aventura. Nëse po planifikoni pushimet e radhës, këto 3 shenja mund t’ju garantojnë momentet më të bukura.
Shigjetari
Shigjetarët janë të lindur për udhëtime, aventura dhe vendime spontane. Me pushime, rrallë duan ta kalojnë gjithë ditën në të njëjtin vend sepse janë gjithmonë në kërkim të një plazhi të ri, një restoranti të fshehur, një festivali lokal ose një ekskursioni që askush tjetër nuk e ka menduar. Me ta, pushimet nuk janë kurrë të mërzitshme sepse kanë energji ngjitëse dhe aftësinë për ta kthyer edhe ditën më të zakonshme në një histori të paharrueshme.
None found
Luani
Luanët e duan një atmosferë të mirë dhe zakonisht janë ata që e bashkojnë ekipin. Gjatë pushimeve, Luani do të sugjerojë të dilni do të zgjedhë vendin më të mirë për darkë, do t’i bindë të gjithë të bëjnë foto dhe do të sigurohet që askush të mos lihet jashtë.
Besimi dhe ngrohtësia e Luanëve i bëjnë ata, njerëz me të cilët të tjerët relaksohen më lehtë dhe kudo ku shfaqen, bëhen shpejt qendra e ngjarjeve.
Binjakët
Binjakët janë shoqëria ideale për ata që e duan të qeshurën, bisedën dhe planet e paparashikueshme. Ata dinë të përshtaten me çdo situatë, të takojnë njerëz të rinj lehtësisht dhe gjithmonë kanë ndonjë ide për të vazhduar mbrëmjen. Nuk ka heshtje të sikletshme apo monotoni me ta sepse gjithmonë do të gjejnë një temë, një shaka apo një arsye për të filluar shoqërinë.
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…
Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…
ZNAM është pjesë përbërëse e Qeverisë dhe shumicës në Kuvend dhe do të mbetet e tillë derisa nuk shkelen parimet…
Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat…