Pas një moshe të caktuar, të gjithë bëjnë përpjekjet maksimale për t’u “plaku” hijshëm ose për t’u dukur më të rinj nga ç’jemi. Nëse rrudhave të fytyrës dhe trupit mund t’i bëjmë diçka përmes trajtimeve, kremrave, palestrës, etj, ka disa pjesë të trupit që pavarësisht përpjekjeve do të na “tradhtojnë” pasi zbulojnë moshën tonë reale. Cilat janë ato?
1. Duart
None found
Duart janë të ekspozuara ndaj elementeve të natyrës, prandaj e tregojnë kalimin e kohës më tepër se çdo pjesë tjetër e trupit. Sipas ekspertëve, dëmi më i madh vjen nga dielli. Këshillohet që, përveç përdorimit të një kremi të mirë duarsh, të aplikoni krem kundra diellit në kurrizin e duarve, një herë në ditë. Sipas ekspertëve, është gjithashtu e rëndësishme ti mbani duart e hidratuara, veçanërisht gjatë natës.
2. Fytyra
Qukat mund të duken të lezetshme tek fëmijët, por njollat e errëta në lëkurë nuk janë aspak tërheqëse më vonë. Sipas ekspertëve ekziston një zgjidhje për këtë problem. Më e mira që mund të bëni, është përdorimi i një serumi për lëkurë me hiper-pigmentim. Gjithashtu, shoqërojeni me dietën e duhur ushqimore.
3. Kapakët e syve
Ndërsa plakeni, kapakët e syve do të tërhiqen dhe muskujt që i mbështesin, do të dobësohen. Kjo çon në krijimin e tepricave të dhjamit mbi dhe nën kapakët e syve, duke krijuar qeska nën sy. Përveç operacionit plastik, ju mund të konsumoni shumë ujë, të flini mjaftueshëm, dhe të konsumoni më pak kripëra. Në treg ka disa lloje kremërash, të cilët përdoren për reduktimin e fryrjeve.
4. Qafa
Lëkura e qafës është më e hollë se lëkura e fytyrës. Përdorni të njejtat preparate që përdoni për lëkurën e fytyrës, përpara se të jetë shumë vonë. Disa estetistë ofrojnë këshilla të tilla si përdorimin e një shalli të lezetshëm ose i pudrës rozë tek faqet, për të larguar vëmendjen nga qafa.
5. Bërrylat
Fatkeqësisht, lëkurën e varur në pjesën e bërrylave nuk mund ta kurojmë. Provoni kremëra hidratues ose vishni bluza me mëngë të gjata. Kini parasysh faktin që nuk jeni vetëm: shumica e njerëzve vuajnë nga thatësia e lëkurës në bërryl, ndërsa plaken. Fajësoni diellin, stresin, pirjen e duhanit, moshidratimin dhe humbjen e djersës dhe gjëndrave yndyrore.
6. Flokët
Me kalimin e kohës, flokët jo vetëm që hollohen dhe zbardhen, por bëhen edhe më të thatë dhe më të brishtë. Disa vajëra të caktuar mund ti mbajnë flokët tuaj të hidratuar. Gjithashtu në vend të preparateve të zakonshme për flokët, përdorni preparate të pasura me proteina./Huffington Post
Një 9-vjeçar rezulton i zhdukur prej disa orësh në Tiranë, ndërsa familja ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe autoriteteve për…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83 lekë. Euro, do…
Banorët e Kompleksit “Aura” në Laprakë, kanë denoncuar se mbrëmjen e djeshme në pallatin e tyre ka rënë zjarr. Sipas…
Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar…
Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin…
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, në përputhje me kalendarin…