Tendencat për dieta ndryshojnë gjatë gjithë kohës dhe mania për të përdorur uthullën e mollës, duket se nuk bën përjashtim. Disa ekspertë pretendojnë se konsumimi i kësaj uthulle ose marrja e saj në formën e suplementit para ngrënies mund të ndihmojë në uljen e oreksit dhe djegien e yndyrës.
Është një ide e mirë në teori, por nuk është aq e thjeshtë. Për shkak se uthulla është acid, disa njerëz nuk e tolerojnë aq mire. Uthilla e mollës mund të jetë veçanërisht irrituese për ata që janë të prirur ndaj dhimbjeve të stomakut ose problemeve të tretjes si sëmundjet inflamatore të zorrëve.
Por e vërteta është se ka shumë pak prova shkencore që thonë se pilulat ndihmojnë vërtet të humbni në peshë. Gjithashtu, konsumimi i uthullës së mollës mund të shkaktojë efekte anësore të padëshiruara, duke përfshirë refluksin e acidit, fryrjen dhe nivelet e ulëta të kaliumit.
Cilat janë përfitimet e mundshme të uthullës së mollës?
Uthulla ka shumë përfitime të supozuara shëndetësore, kjo është arsyeja pse u krijuan pilulat ose suplementet e kësaj uthulle. Vlen të përmendet se përfitimet e mëposhtme janë të lidhura vetëm me uthullën dhe nuk dihet nëse pilulat kanë të njëjtën efekt.
Uthulla e mollës mund të ketë disa efekte pozitive në nivelet e glukozës dhe kolesterolit në gjak dhe për këtë arsye mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Acidi ndihmon në shpërbërjen e ushqimit, kështu që uthulla e mollës mund të ndihmojë njerëzit me nivele më të ulëta të acidit në stomak për tretjen. Ka njerëz që pretendojnë se uthulla i ka ndihmuar për të luftuar dhimbjen e fytit. Uthulla e mollës “ka baktere të mira që mendohet se përmirësojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë me alergjitë.
Pirja e uthullës direktmund të jetë e dëmshme për smaltin e dhëmbëve, të shkaktojë acarim të fytit dhe dispepsi te disa njerëz. Marrja e uthullës së mollës në formë pilule mund të jetë një alternativë më e mirë pasi acidi nuk është më në kontakt të drejtpërdrejtë me fytin ose smaltin e dhëmbëve.
Nëse keni dëgjuar thashethemet se uthulla e mollës mund të ndihmojë me infeksionet është pjesërisht e vërtetë. Disa kërkime kanë treguar se uthulla e mollës mund të pengojë rritjen e Candida në një mjedis laboratorik.Duhet të shmangni veçanërisht çdo përdorim lokal të uthullës së mollës në zonën vaginale, pasi kjo mund të shkaktojë djegie dhe acarim.Vetitë e saj antibakteriale e bëjnë uthullën e mollës të dobishme në luftimin e akneve – edhe pse patjetër duhet ta holloni atë përpara se ta aplikoni në lëkurën tuaj. Uthulla mund të përdoret gjithashtu si shpëlarës flokësh për të rritur shkëlqimin. Madje mund të ndihmojë me ekuilibrin e pH të lëkurës së kokës tuaj dhe të luftojë zbokthin.
Cilat janë përfitimet e supozuara të pilulave të uthullës së mollës?
Uthulla e mollës përmban acid acetik, për të cilin hulumtimet thonë se është përgjegjës për rregillimin e oreksit dhe humbjen e peshës.
Megjithatë, ka pasur shumë pak, për të mos thënë aspak, hulumtime të kryera mbi efektet e pilulave të uthullës së mollës. Përfitimet e supozuara të uthullës së mollës si ato të listuara më sipër bazohen në uthullën e lëngshme të mollës dhe jo në pilulat e uthullës.
Pra, është e vështirë të thuhet nëse këto suplemente do të kenë të njëjtat efekte apo do të funksionojnë në të njëjtën mënyrë si forma e lëngshme.