lifestyle

Sa përqind e europianëve kanë gjenin “magjik”? Mund të hanë çfarë të duan dhe të mos shëndoshen

Pothuajse 60% e europianëve, të cilët janë bartës të një mutacioni gjenetik, mund ta konsiderojnë veten me fat. Sipas gazetaës gjermane ” Bild “, ky mutacion ngadalëson shkallën e shtimit të peshës.

Domethënë, disa njerëz mund të hanë shumë, të bëjnë pak stërvitje dhe të hanë shumë por të mos shtojnë peshë. Studiuesit nga Qendra Kombëtare Spanjolle e Kërkimit të Kancerit (CNIO) dhe Instituti i Ushqimit “IMDEA”, me seli në Madrid, arritën në përfundimin se njerëzit me një mutacion të caktuar gjenesh kanë më pak yndyrë në trupin e tyre.

Të lidhura

None found

Kjo sepse ky gjen është i përfshirë në “ushqyerjen” e qelizave. Sipas shkencëtarëve spanjollë, ky mutacion ndikon në sasinë e yndyrës që ruan trupi dhe pothuajse 60% e popullsisë së kontinentit të vjetër janë bartës të tij, raporton abcnews.al.

Në kërkim të mutacioneve gjenetike që ndikojnë në obezitetin dhe ndryshimet metabolike të lidhura me to, studiuesit mblodhën të dhënat gjenetike – peshën trupore, indeksin e masës trupore (BMI), përqindjen e yndyrës, masën muskulore, perimetrin e belit – në një kampion prej 790 vullnetarësh.

Ekipet e shkencëtarëve analizuan korrelacionet e mundshme të këtyre vlerave me 48 mutacione të ndryshme gjenesh. Më pas ata u befasuan kur zbuluan se ekziston një lidhje midis një prej mutacioneve në gjenin FNIP2 dhe obezitetit.

Studiuesit më pas studiuan efektin e mutacionit te brejtësit që më parë ishin modifikuar gjenetikisht.

“Ne zbuluam se kafshët eksperimentale me këtë mutacion gjenetik kanë nga 10 deri në 15% më pak yndyrë”, shpjegon Alegio Efeyan, një nga autorët e studimit.

Megjithatë, siç shpjegon ai, studimi i publikuar në revistën mjekësore “Genome Biology”, mund të luajë një rol vendimtar në mënyrën se si funksionojnë mutacionet që lidhen me obezitetin dhe për rrjedhojë, se si mund ta luftojmë.

të fundit

SHBA kryen deportimin e parë të një emigranti në Palau, sipas marrëveshjes mes dy vendeve

Për herë të parë, autoritetet amerikane kanë dërguar një emigrant të deportuar në Palau, shtetin ishullor në Oqeanin Paqësor, në…

6 minutes ago

31-vjeçarja humb jetën në Florida pasi u sulmua nga një aligator 3.7 metra i gjatë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Shtetet e Bashkuara, pasi një grua 31-vjeçare humbi jetën pas një…

6 minutes ago

Nexhmije Gjema reagon ashpër: Parlamenti Evropian sot e “bëri për pesë pare” Edi Ramën

Analistja Nexhmije Gjema ka reaguar pas kritikave që eurodeputetë evropianë i kanë drejtuar qeverisë së Shqipërisë, duke akuzuar për standarde…

10 minutes ago

The 32nd protest against Edi Rama to be held today, citizens demand the prime minister’s unconditional removal

Sot në 19:00 do të mbahet protesta masive e 32-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej…

13 minutes ago

Copernicus reports a new record for ocean temperatures in June, first half of 2026 among the hottest on record

Muaji qershor shënoi një rekord të ri historik për temperaturat sipërfaqësore të oqeaneve në të gjithë botën, në një situatë…

13 minutes ago

France sets dates for presidential election, first round on April 18, 2027

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë do të mbahen më 18 prill dhe 2 maj 2027. Vendimi është konfirmuar për…

13 minutes ago