Shtypja e përsëritur e butonit të ashensorit është një zakon që nuk buron vetëm nga padurimi. Ky veprim na krijon përshtypjen se kemi kontroll mbi atë që po ndodh dhe mund të bëjë që koha e pritjes të na duket më e shkurtër.
None found
Shumë njerëz e prekin sërish butonin për ta thirrur ashensorin ose për t’i mbyllur dyert, megjithëse drita tregon se komanda është regjistruar. Psikologët thonë se pas kësaj sjelljeje qëndron nevoja e natyrshme për të ndier se mund të ndikojmë në situatë, jo vetëm mungesa e durimit.
Ndonëse disa shtypje radhazi zakonisht nuk sjellin asnjë ndryshim, ato mund të na krijojnë ndjesinë se procesi po ecën dhe se po presim më pak.
Ka shumë gjasa që këtë ta keni bërë shpesh, qoftë duke pritur përpara ashensorit, qoftë pasi keni hyrë në të, edhe pse jeni të vetëdijshëm se nuk do ta përshpejtoni lëvizjen. Mund të duket si reagim i një personi që nuk toleron dot as pak sekonda vonesë, por fenomeni është studiuar prej dekadash dhe ka një emërtim të veçantë.
Çfarë nënkupton iluzioni i kontrollit?
Në vitin 1975, psikologia Ellen Langer përshkroi dukurinë e quajtur “iluzioni i kontrollit”. Ajo lidhet me prirjen tonë për të menduar se mund të ndikojmë në ngjarje që realisht nuk varen nga veprimet tona.
Kjo u vu re edhe në një eksperiment ku pjesëmarrësit blinin bileta lotarie. Personat që e përzgjidhnin vetë biletën mendonin se ajo kishte më shumë vlerë krahasuar me ata që e merrnin në mënyrë rastësore, ndonëse mundësitë për të fituar ishin të barabarta për të gjithë.
Sipas Langerit, edhe ndërmarrja e një veprimi fare të vogël mund të na bëjë të besojmë se situata është në duart tona. Siç transmeton Telegrafi, kjo ndjesi shton sigurinë dhe pakëson përjetimin e pafuqisë.
Përse butoni mund të mos japë efekt?
Në disa godina, përdoruesit mund të mos kenë realisht mundësi ta aktivizojnë butonin që mbyll dyert e ashensorit. Rregullat për sigurinë dhe qasshmërinë kërkojnë që dyert të mbeten të hapura për një interval të caktuar, në mënyrë që personat me aftësi të kufizuara ose ata që lëvizin me paterica të futen pa rrezik.
E njëjta gjë mund të vlejë për disa butona të vendosur në vendkalimet e këmbësorëve, si edhe për termostatet në ambientet e punës. Edhe nëse ndikimi i tyre është i kufizuar, prania e tyre i bën njerëzit të ndihen sikur po ndërhyjnë për ta ndryshuar gjendjen.
Si ndikon veprimi në perceptimin e pritjes?
David Maister, ekspert i menaxhimit të pritjes, ka shpjeguar se koha perceptohet sikur kalon më shpejt kur merremi me diçka, sesa kur nuk bëjmë asgjë tjetër përveçse presim.
Ai ka sjellë rastin e një hoteli që përballej me ankesa të shumta për ngadalësinë e ashensorëve. Hoteli nuk i ndërroi ata, por vendosi pasqyra në holl. Në vend që të numëronin sekondat, njerëzit nisën të përqendroheshin te pamja e tyre dhe ankesat thuajse u zhdukën.
Një efekt i ngjashëm është konstatuar në një ambulancë. Vendosja e një infermiereje që i priste pacientët menjëherë nuk e reduktoi kohën deri te vizita e mjekut. Megjithatë, pacientëve u dukej sikur pritja zgjaste më pak, pasi kishin ndjesinë se procedura kishte filluar.
Ky mekanizëm shfaqet edhe kur shtypim disa herë butonin e telekomandës, verifikojmë vazhdimisht vendndodhjen e një porosie që presim ose rifreskojmë pandërprerë një faqe interneti. Edhe pse e dimë se asnjëri prej këtyre veprimeve nuk e përshpejton ngjarjen, ato na japin përshtypjen se nuk po qëndrojmë pasivë.
A ka vend për shqetësim?
Ellen Langer vlerëson se, në përgjithësi, këto sjellje nuk duhet të na shqetësojnë. Veprime kaq të vogla nuk dëmtojnë askënd dhe mund të na ndihmojnë ta përballojmë më lehtë pritjen, duke zbutur ndjesinë e pafuqisë.
Dyert e ashensorit do të mbyllen ose do të hapen në kohën e parashikuar. E vetmja gjë që ndryshon është mënyra si i përjetojmë ato pak sekonda: disa prekje të butonit mund të na bëjnë të ndihemi sikur kalojnë më shpejt.
Qeveria dje u shfaq në Dibër për të shpërndarë çelësat e banesave sociale. Kamera, deklarata, fotografi dhe shumë vetëlavdërim.Vetëm një…
Mungesa e institucioneve funksionale në Kosovë po sjell pasoja të shumanshme, si në planin politik ashtu edhe në atë ekonomik.…
Dekretimi nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh ka…
Kontrollet e befasishme të Policisë janë intensifikuar në Tiranë dhe në disa zona të Krujës, në kuadër të operacioneve për…
Dy helikopterë që hidhnin ujë drejt flakëve në zjarret në Greqi janë përplasur me njëri-tjetrin. [...] Read More... The post…
Dy avionë që hidhnin ujë drejt flakëve në zjarret në Greqi janë përplasur me njëri-tjetrin. [...] Read More... The post…