Fjalë që lëndojnë, gjykime, opinione të pabaza, kritika dashakeqe. Janë të gjitha shprehje injorante për të cilat duhen veshë inteligjentë, të cilët nuk u japin merita dhe as nuk u kushtojnë vëmendje.
Me fjalë të tjera, nuk ofendojnë atë që duan, por atë që munden. Në inteligjencën e veshëve tanë qëndron çelësi që e shtyn dikë të manipulojë realitetin tonë ose të humbasë në insinuata që nuk bëjnë gjë tjetër veçse i prishin imazhin.
Thuhet se “ajo që thotë Filani për Fistekun, zbulon më shumë për Filanin sesa për Fistekun”. Para se t’u japim rëndësi atyre “këshillave”, atyre “opinioneve” apo “kritikave” që nuk na sjellin gjë të mirë, dobi apo të vërtetën, duhet të ndalemi në qëllimet e personit me të cilin përballemi.
Veshë të zgjuar ndaj njerëzve kritikë
Nuk ka asnjë simptomë që e tregon më shumë varfërinë emocionale, sesa kritika e vazhdueshme dhe dashakeqe. Në çdo rast, ndeshja e vazhdueshme me fjalë injorante tenton të çojë në rraskapitje emocionale.
Kështu, për të mbrojtur veten dhe për të ushqyer inteligjencën e veshëve tanë, duhet të jemi të qartë se:
Për të jetuar, nuk kemi nevojë për mendimin e askujt.
Emocionet dhe ndjenjat kanë gjithmonë vlerë dhe nuk duhet të kemi turp për këtë.
Ne duhet të largojmë frikën e të ndjerit dhe të menduarit për veten tonë.
Të shmangim vlerësimin e fjalive që duken si absolute (kurrë dhe gjithmonë, për shembull).
Dëgjimi i vazhdueshëm i kritikave dhe thashethemeve mund të na ngopë dhe të na bëjë të ndihemi shumë keq.
Nuk mund të harrojmë se të gjithë duhet të respektohen, edhe ata që nuk kanë respekt për të tjerët. Predikimi me shembuj na ndihmon të sigurojmë mirëqenien tonë emocionale.
Duhet mbajtur mend se kritikat e pabaza vijnë nga njerëz që vuajnë nga një varfëri e madhe emocionesh, e jetës. Nëse një person i tillë jeton i izoluar në pakënaqësinë e tij dhe nuk e lejon veten të ndihmohet, na duhet të jemi emocionalisht egoistë dhe të distancohemi.
Kush është në paqe me veten, nuk flet keq për të tjerët
Një hap tjetër për të krijuar një mburojë dhe për t’i bërë veshët tanë inteligjentë është të mësojmë të identifikojmë ato fjali që, në dukje të pafajshme, kanë pas tyre qëllime dashakeqe.
Këto fjali janë dukshëm toksike në kontekste të caktuara:
Kur flasim për një dashuri apo aftësi, klasikja “Do të doja të kisha kohë për këtë” duket njësoj si “ti nuk punon aq shumë sa unë” ose “koha e lirë është një temë e pamundur për mua, mos rri kot”.
“Natyrisht”, “Siç e dinë të gjithë”. Jo, jo dhe jo. Jo të gjithë e dinë dhe nuk është e qartë. Përdorimi i këtyre shprehjeve është një përpjekje për ta bërë personin tjetër të ndihet injorant ti të ndihesh superior ndaj folësit.
“Ju nuk keni fjalë sepse nuk i dini këto çështje si unë.” Ata nuk mund të na heqin të drejtën për të shprehur mendimin tonë apo edhe për të na denigruar, duke na zhvleftësuar arsyetimin me fraza të tipit “argumentet tuaja janë të trashë dhe pa bazë”.
“Nëse profesori im thotë kështu, atëherë është e vërtetë.” Këto forma të gënjeshtrës përfitojnë nga respekti i një eksperti për t’i dhënë peshë disa tezave.
“Ti më bën të ndihem shumë keq”. Thirrja ndaj ndjenjave dhe mbajtja e të tjerëve përgjegjës për to, është një formë tjetër manipulimi.
Ka edhe shprehje që, në vend që të propozojnë argumente të vlefshme, përpiqen të emocionojnë njerëzit.
“Shkoni ku të doni, unë nuk po vij”. Për të përfunduar këtë fjali do të ishte me vend të shtohej”Dhe do të jeni përgjegjës për këtë, pasi jeni egoistë që mendoni vetëm për veten tuaj”. E kuptove mesazhin, apo jo?
Ne duhet të gjejmë kohë për të përmirësuar veten dhe për të ndërtuar veshë inteligjentë, pasi kjo do të na ndihmojë të mbajmë një qëndrim të shëndetshëm ndaj jetës dhe të bazojmë marrëdhëniet tona në komunikim të mirë dhe mirëkuptim më të mirë.