lifestyle

Përfundon Dea Open Air, Kupa shkoi për Jerzy Skolimowski nga Polonia

Kupa Dea 2023, për Filmin më të Mirë me Metrazh të Gjatë, shkoi për filmin „IO“ me regji të Jerzy Skolimowski, (Poloni 2022). Kështu, pas një gare pesëditore, 8-12 tetor, ku morën pjesë 38 filma nga 12 vende të botës, u mbyll të enjten në mbrëmje edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dea Open Air.

Juria e Filmit me Metrazh të Gjatë, e përbërë këtë vit nga: Isa Qosja (kryetar – Kosovë), Sonja Hofmann (anëtare – Gjermani), Gentian Koçi (anëtar – Shqipëri), Anna Ladinig (anëtare – Austri), Fabio Canepa (anëtar – Itali) ndoqi Programin e Filmit me Metrazh të Gjatë duke akorduar çmimet DEA për: Filmin më të mirë, Regjinë më të mirë, Skenarin më të mirë, Fotografinë/Kameran më të mirë dhe Aktorin/Aktoren më të mirë në rol kryesor në Filmin me Metrazh të Gjatë.

Të lidhura

None found

Filmi „IO“ rrëmbeu trofenë e këtij festivali, çmim për të cilin regjisori Isa Qosja si kryetar i jurisë ndau këto vlerësime: ’’Kësaj radhe Skolimoëski bëri një film botëror. Një film të veçantë, të jashtëzakonshëm, me nuanca polake, me vlera ideoestetike, por me mesazh të vërtetë universal. Ishte një film që për ne filmbërësit është shembull’’

Jerzy Skolimoëski një nga veteranët e kinematografisë polake dhe jo vetëm, një emër i njohur ndërkombëtarisht dërgoi për Festivalin e Dea Open Air 2023 një video mesazh falenderues për pjesëmarrjen në këtë event artistik të rëndësishëm për të, duke u shprehur mjaft entuziast.

Në një atmosferë festive në një mbrëmje gala, që u mbajt në kryeqytet mbrëmjen e së enjtes, Dea Open Air e përfundoi këtë edicion jubilar, duke ofruar sërish përvojë të re kulturore për kryeqytetin si edhe duke vijuar të zgjerojë hartën e njohjes së kinemasë botërore.

Në secilën prej kategorive juritë dhanë tre nominime, nga të cilat vetëm një ishte fituesi i Kupës.

Sipas traditës, ndarja e çmimeve nisi me Seksionin e Filmit Dokumentar, në të cilin sivjet u ofruan 7 filma nga 7 vende të botës: nga Ukraina, Shqipëria, Kina, Gjermania, Itali, Kosova, Izraeli

Çmimin Për Filmin më të Mirë Dokumentar, Juria e përbërë nga: Ledia Dushi (kryetare – studjuese/shkrimtare), Vllasova Musta (anëtare – skenariste), Kliton Nesturi (anëtar – skenarist), ia akordoi regjisorit italian Michele Fasano„ Metamorfozë“.

„Universiteti i Prishtinës“ me regji të Ekrem Xanit mori çmimin nga Universitetit të Arteve, të Tiranës i cili u dorëzua nga zv­/Rektori Erald Bakalli

Në Seksionin e Filmit të Shkurtër konkuruan 18 filma nga vende të ndryshme të botës.

Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor e përbërë nga: Kastriot Abdyli (kryetar – Maqedoni e Veriut), Valina Muçolli (anëtare – Kosovë), Giuseppe Marco Albano (anëtar – Itali), ia akordoi çmimin filmit “Në varrin e babait tim” tw regjisorit Jawahine Zentar (Francw)

Çmimi i Medias i DEA OPEN AIR International Film Festival është vendosur për të vlerësuar produktin – nga shkalla e angazhimit qytetar të krijimit artistik për çështje të rëndësishme të komunitetit. Juria e medias, këtë vit, e përbërë nga: Ardita Bala (kryetare), Ani Ruci (anëtare) dhe Evis Trebicka (anëtare) akordoi dy çmime :

Për Çmimin special të Medias në kategorinë filmit me Metrazh të Shkurter, kupa shkoi për “Vetëm ne të dy” të Clara Lemaire Anspach (Francë)

Për Çmimin special të Medias kupa shkoi për filmin „Çarter“ të regjisores Amanda Kernell nga Suedia

Programi i filmit me Metrazh të Gjatë mbetet programi qendror dhe konkurimi kryesor i DEA OPEN AIR. Oferta e sivjetme përfshiu filma nga Gjermania, Suedia, Italia, Maqedonia e Veriut, Izraeli, SHBA-të, Polonia.

Dy Kupa DEA, ajo për regjisorin më të mirë si dhe kupa për skenarin më të mirë shkuan për filmin nga Gjermania „Të zakonshmit“ me regji të Sophie Linnenbaum

Çmimi per kameran më të mirë iu dha filmit “Biznesi i kënaqësisë“ me regji të Fejmi Daut nga Maqedonia e Veriut

Çmimi për aktoren më të mirë, iu dha Ane Dahl Torp në filmin suedez „Çarter“ dhe çmimi inkurajues ishte një tjetër çmim special, i cili iu dha aktorit izraelit Alon de Vrijes „Më prek“

Filmi “Fluturat” i regjisorit Bujar Alimani u vlerësua me çmimin e publikut

DEA e karrierës ose siç e kanë pagëzuar organizatorët, DEA e MIRËNJOHJES shkoi këtë vit në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprimtarinë e një prej emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare, për regjisorin Pirro Milkani.

DEA HOMAZH ishte një tjetër cmim akorduar për nga emrat më të njohur që ka lënë gjurmë në historinë e kinematografisë sonë, regjisorit, pedagogut “Artistit të Merituar”, KRISTAQ MITRO.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, artistët laureatë iu drejtuan festivalit me video pershëndetëse.

Organizatorët Edmond Topi (Drejtor) dhe Mirela Oktrova (Drejtore Artistike) duke shpallur mbylljen e Edicionit të 10-të të Festivalit Ndërkombëtar tv Filmit DEA OPEN AIR – Tirana 2023, njoftuan mbajtjen e tij vitin e ardhshëm.

të fundit

Paraburgim për nëntë të dyshuar në hetimet për shpëlarje parash dhe krim të organizuar

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e…

4 minutes ago

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut avancojnë kontrollet e përbashkëta doganore me një Protokoll të ri

Drejtoria doganore e Maqedonisë dhe Shqipërisë po thellojnë bashkëpunimin me një Protokoll të ri për kontrolle doganore në vendkalimet e…

12 minutes ago

Ibrahimoviq reagon ashpër pas largimit të Kroacisë: Arbitrat po e shtyjnë Ronaldon drejt Kupës së Botës

Debati rreth vendimeve të gjyqtarëve në Kupën e Botës ka marrë përmasa të reja pas eliminimit të Kroacisë, ku një…

13 minutes ago

“Ramën do ta bëjmë ‘nuse’ e do t’i varim në qafë ‘gjerdanin’”/ Qytetari bën “varëse” me bombat me gaz lotësjellës: Ka lekë të blejë këto nga serbi që t’i përdorë kundër popullit

Në ditën e 34-t të protestës që po zhvillohet në kryeqytet, gjatë tubimit të qytetarëve në Tiranë janë dëgjuar deklarata…

13 minutes ago

Analisti Faton Mehmeti tregon skenarin që mund të zbusë bllokadën politike pas zgjedhjeve

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe pak ditë i kanë mbetur deri në certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7…

26 minutes ago

Parliament to Decide on Dismissals and New Appointments in Government on July 13

Propozimi për shkarkimin dhe zgjedhjen e ministrave ë rinj të Qeverisë është paraqitur në Kuvend, dhe seanca është caktuar për…

28 minutes ago