shqiperi

Festivali Ndërkombëtar i Filmit, Dea Open Air vjen në Tiranë

Në datat 8 deri më 12 Tetor 2023, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air do të zhvillojë edicionin e tij të dhjetë në kryeqytet!

Pas pesë vitesh të suksesshme në Sarandë, DEA vjen këtë vit për herë të pestë edhe në Tiranë, për ta ndarë ofertën filmike dhe ekspertizën profesionale evropiane edhe me publikun, studentët dhe kineastët kryeqytetas!

Të lidhura

None found

DEA mbetet edhe këtë vit OPEN AIR.
Programi i mbrëmjes së konkurimit kryesor të festivalit, Filmit me Metrazh të Gjatë ofrohet në Kinema DEA OPEN AIR 1 – në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve.

Në Kinema DEA OPEN AIR 1– në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve organizohet edhe Ceremonia zyrtare e Hapjes si edhe Mbrëmja Gala e Ndarjes së Çmimeve të Edicionit X të DEA OPEN AIR International Filmfestival Tiranë – 2023.

Programi i pasdites i konkurimit kryesor të festivalit, Filmit me Metrazh të Gjatë si edhe programet e Filmit Dokumentar, Filmit të Shkurtër dhe Filmit Dokumentar do të ofrohen në Kinema DEA OPEN AIR 2 – Salla BLACK BOX e Universitetit të Arteve.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë aplikuar në platformat Film Freeway dhe Festhome ose në rrugë të drejtpërdrejtë në adresën e Festivalit.

Aplikuesit vijnë jo vetëm nga vendet evropiane, por edhe më gjerë, duke i dhënë aplikimit – si në edicionet paraardhëse – gjeografi ndërkontinentale.

Filmat e paraqitur dhe autorët që marrin pjesë në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare, të mbyllur në fund të muajit Mars 2023.

Në garë për Çmimet DEA komisionet e përzgjedhjes paraprake kanë vendosur të përfshijnë në programin e sivjetëm gjithsej 38 filma, nga të cilët 7 në Seksionin e filmit me metrazh të gjatë ose konkurimin kryesor, 18 në Seksionin e filmit të Shkurtër, 6 në Seksionin e Filmit Studentor dhe 7 në Seksionin e Filmit Dokumentar.

Edicioni i Dhjetë i DEA OPEN AIR International Film Festival zhvillohet me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Universitetit të Arteve, të cilët krijojnë atmosferën e nevojshme mikpritëse për prurjet artistike dhe kontributet qytetare nga e gjithë bota.

Specialistët e kinemasë, drejtorët e disa festivaleve të tjera evropiane të filmit, por dhe aktorët, regjisorët, producentët dhe gazetarët e ftuar, të cilët tradicionalisht i japin aktivitetit gjallërinë dhe komunikimin shumëdimensional, që kinemaja gjithnjë premton dhe realizon.

Tags: Dea Open Air

të fundit

Gërvalla pas miratimit të Byrosë së Konfiskimit: Pasuria e pajustifikueshme nuk do të gjejë më mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përshëndetur miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe…

2 minutes ago

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

Ndërsa OTP Bank përballet me shqyrtim rregullator për aktivitetin e saj në Rusi dhe blerjen e Luminor Bank në Baltik,…

3 minutes ago

Drejtoria e Burgjeve për transferimin e Erion Veliajt në Fier: Procedurat u respektuan, urdhri klasifikohet “sekret shtetëror”

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, pas spekulimeve mediatike…

4 minutes ago

Kuvendi ngre komision hetimor për rastin Zekaj, ndërsa Gërvalla dhe Sveçla mungojnë në seancë

Rasti i Arlinda Zekajt solli sot tri zhvillime të reja. Në qendër të tyre mbetet pyetja e përgjegjësisë politike. Kuvendi…

13 minutes ago

Klafuriç pas derbit: Nuk jam i kënaqur, nga studioja ndeshja shihet më lehtë

Dean KlafuriçBarazimi nuk i ka lënë shije të mirë trajnerit të Tiranës në derbin ndaj Dinamos, që përfundoi 1 -…

17 minutes ago

Kurti meets with General Grynkewich

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, njëherësh…

18 minutes ago