lifestyle

Pa kimikate dhe pa shpenzime, si ta bëni tapetin si të ri vetëm me një lakër

Të gjithë meraklitë e shtëpive dhe amvisat, kanë ëndërr që tapetët e tyre të jenë sa më të pastër, sa më higjienikë dhe mos t’i humbasin kurrë ngjyrat dhe modelet e tyre.

Por si mund t’i pastroni tapetet në mënyrën më të mirë?

Të lidhura

None found

Mos u shqetësoni, nuk ka nevojë për të përdorur kimikate dhe produkte super të shtrenjta.Thjesht duhet të shkosh dhe të blesh një copë lakër të bardhë.

Si t’i pastroni tapetet me vetëm një lakër:

Një nga punët më të vështira për secilin nga ne është shkundja e tapeteve apo larja e tyre. Në shumicën e rasteve ne harxhojmë shumë para për t’i pasur sa më të pastër.

Madje, disa prej nesh kanë blerë tapete shumë të shtrenjtë dhe larja e tyre kushton shumë ndaj dhe sot kemi vendosur t’ju kursejmë sa më shumë lekë.Tani kemi zbuluar një stil apo një mënyrë që e bën shumë të lehtë pastrimin e tapeteve.

Gjithçka që ju nevojitet është një kokërr lakër.

Si ta bëni:

Pritini lakrën në dy copa të barabarta në një dërrasë.

Vendoseni tapetin tuaj në një sipërfaqe të sheshtë, ose thjesht lëreni mbi dysheme ashtu siç e mbani përditë.

Përdorni pjesën e sheshtë të lakrës (gjysmën e lakrës) për ta fërkuar tapetin.

Më pas, merrni fshesën me korrent dhe në këtë mënyrë hiqni papastërtitë..

Lakra jo vetëm që pastron qilimin, por gjithashtu nxjerr në pah ngjyrat falë aciditetit të saj.

Kjo është një metodë që është përdorur shumë vite më parë dhe tashmë po përdoret akoma më shumë pasi jo vetëm që e higjienizon tapetin, por edhe e ruan atë për një kohë të gjatë si të ri.

Një tjetër këshillë e vlefshme: Nëse derdhni lëng qershie apo verë mbi tapet, ju menjëherë merakoseni se do të mbetet ngjyra.

Ja pra, këtu ju vjen në ndihmë sërish lakra.Nëse ju ndodh që ju bie lëng me ngjyrë në tapet, menjëherë veproni si më poshtë:

Derdhni ujë të gazuar mbi njollën, pastaj vendosni lakrën sipër njollës.Do të ndihmojë në thithjen e njollës dhe tapeti do të kthehet i pastër.

të fundit

Dosti Accuses Media of Ignoring Kosovo’s Achievements and Focusing on Eggs Thrown at Kurti

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si një pjesë e mediave shqiptare dhe kosovare po i…

2 hours ago

Dosti akuzon mediat për heshtje ndaj arritjeve të Kosovës dhe fokus te vezët kundër Kurtit

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si një pjesë e mediave shqiptare dhe kosovare po i…

2 hours ago

Horoskopi 12 Gusht 2026/ Cilat janë shenjat që favorizohen nga fati

Dashi E ardhmja e marrëdhënieve tuaja nuk është e qartë deri sa të qartësohet e kaluara. Nëse doni dhe ju…

4 hours ago

The end of her 27-year marriage to Ilir Meta, Monika Kryemadhi says bluntly: I’d rather be alone than wash other people’s underwear

Më shumë se një vit e vetme, pa një partner në krahë, i ka lënë Monika Kryemadhit të kuptojë se…

4 hours ago

Chelsea dhe Manchester Unitedi i thonë jo yllit të Arsenalit

Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë refuzuar mundësinë për të transferuar talentin e Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, sipas The Telegraph.19-vjeçari raportohet se…

4 hours ago

24 Wildfires in One Day, Eight Remain Active

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në të gjithë…

4 hours ago