Këto janë padyshim turshitë më të veçanta që keni ngrënë ndonjëherë. Hidhini një sy recetës të shpejguar thjesht dhe hap pas hapi….
INGREDIENTËT
4 kg domate ( të mëdha dhe gjysmë të pjekura)
3 lakra me madhësi mesatare
3 tufa majdanoz
2 lugë gjelle kripë e zakonshme gjelle
1 kg karota të grira imët në rende
None found
UDHËZIMET
1.Merrni një tepsi të madhe dhe shtoni në të lakrën e grirë imët me thikë.
2.Shtoni gjithashtu majdanozin e grirë imët, karotat dhe kripën. Shtypeni mirë me dorë lakrën dhe i përzieni me dorë të gjitha bashkë.
3.Merrni domatet e lara, u hiqi kokën dhe tulin. Tulin e prisni në copa të vogla dhe ia shtoni lakrës.
4.Tani merrni një kovë a një enë të madhe dhe vendosni në fillim një shtresë me lakër.
5.Filloni e vendosni me radhë domatet e mbushura me lakër. Domatet i mbyllni me kapakun e tyre.
6.Pas çdo shtrese me domate, vendosni një shtresë me lakër. Këtë të fundit ngjesheni mirë me dorë në mënyrë që të mos marrë ajër.
7.Kështu veproni deri në fund dhe në fund e mbyllni me një tjetër shtresë lakër. I vendosni kapakun kovës apo enës (kjo varet nga sasia që do të përgatisësh).
8.Enën e mbështillni me një plasmas dhe e ruani deri në 2 javë në një vend të ftohtë (në ballkon, në oborr, por edhe në frigorifer).
9.Pas 2 javësh mund t’i konsumoni normalisht duke i servirur në pjatë me pak vaj ulliri sipër.
SHËNIME
Mos harroni t’i kontrolloni turshitë herë pas here gjatë 2 javëve të fermentimit dhe të pastroni shtresën e sipërme të lakrës e cila mund të myket./neps.al
KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të punimeve në rrjet. 21.11.2026 Punime në…
Furnizimi me energji elektrike në Kosovë aktualisht është stabil, ndërsa pjesa dërrmuese e kërkesës për konsumatorët me tarifa të rregulluara…
Kroacia nuk kërkon territorin e askujt, por nuk heq dorë nga territori i saj, deklaroi të premten kryeministri Andrej Plenkoviq,…
Paralajmërimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë për sigurinë gjatë sezonit të festave nuk identifikon ndonjë…
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka komentuar mënyrën se si funksionon rrethi i njerëzve…
Këtë të shtunë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, kryeministri i vendit Edi Rama, do…