Nutricionistët theksojnë se koha më e mirë për të ngrënë mëngjes është në dy orët e para të zgjimit, duke pasur parasysh se jo të gjithë janë të uritur sapo zgjohen. Ky vakt i parë, nëse e hani në kohë, do të stabilizojë sheqerin në gjak gjatë gjithë ditës.
Vetëm pas mëngjesit, i gjithë organizmi ynë do të zgjohet. Nëse stërviteni fillimisht në mëngjes, përpiquni të hani diçka të lehtë, një orë para stërvitjes. Dhe nëse preferoni të stërviteni para ngrënies, hani gjithmonë diçka stërvitjes për t’i siguruar trupit energji të mjaftueshme.
Nëse jeni tipi i personit që nuk mund të hani herët, pini një gotë ujë kur ngriheni për të hidratuar trupin dhe më pas hani diçka të lehtë, kos ose banane. Është e rëndësishme të mos anashkaloni mëngjesin, sepse ai siguron energjinë që i nevojitet trupit për ta nisur ditën në mënyrë produktive.