Sa herë blini rroba, duhet t’i lani para se t’i vishni, pavarësisht nëse i keni blerë në një dyqan, në internet apo të dorës së dytë. Veshja e re, përveç gjurmëve të duarve, mund të ketë edhe gjurmë të përbërjeve kimike me të cilat janë trajtuar rrobat për të pasur një ngjyrë të caktuar, gjë që mund të shkaktojë acarim të lëkurës.
Kur bëhet fjalë për rrobat e përdorura, ato lahen patjetër para se të dalin në shitje. Tregtarët e ndërgjegjshëm kryesisht sigurohen që produkti të plotësojë të gjitha standardet e nevojshme të higjienës. Megjithatë, ekspertët e Feng Shui besojnë se kjo nuk mjafton për të larguar energjinë e pronarit të mëparshëm të veshjeve.
None found
Sipas tyre, është e nevojshme që ato rroba të lahen edhe një herë, por edhe të hidhet një lugë çaji kripë në ujë. Filozofia e Feng Shui-t beson se kripa si substancë thith shumë mirë energjinë negative, kështu që nëse i lani rrobat me ujë të kripur, ju “dëboni” të gjithë energjinë e pronarit të mëparshëm prej saj.
Një mënyrë tjetër është t’i lini rrobat tuaja në diell, sepse drita e tij përfaqëson energjinë yang që shtyp energjinë e ndenjur, yin që gjendet në gjërat e vjetra. Kur merrni një gjë të dorës së dytë në shtëpi, dëgjoni veten tuaj, thonë ekspertët e feng shui-t.
Ata ju këshillojnë të dëgjoni intuitën kur bëni blerje. Nëse vetë pamja e një rrobe ju bën të ndiheni të trishtuar, ndoshta është plot energji negative, ndaj nuk duhet ta merrni.
Trajneri i Anglia, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se mbrojtësit Reece James dhe Jarell Quansah nuk do të jenë të gatshëm…
Ndeshja e shtatë e raundit të 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026 midis Meksika dhe Ekuadori është shtyrë për…
Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Sulmuesi francez realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Suedisë dhe…
Meksika dhe Ekuadori përballen sonte në një duel vendimtar të fazës së 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026, me…
Janë konfirmuar tri ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Botës 2026, ku pritet spektakël…
Fushata e Frenkie de Jong në Kupën e Botës 2026 përfundoi në mënyrën më zhgënjyese të mundshme, pasi Holanda u…