lifestyle

Nuk keni besim te ai që blini? Ja si të përgatisni vetë në një tenxhere kremin e diellit për ditët e nxehta

Nuk ka rëndësi nëse në këto momente ndodheni shtrirë në shezlong, përballë kaltërsisë së Jonit, apo po mbani qeskat e rënda (këshillohen trasta pasi tashmë janë të ndaluara me ligj) me fruta e perime, dhe po nxitoni të shkoni në shtëpi: nëse nuk keni vënë krem kundra diellit, dijeni se po bëni dëmin më të madh te jëtës suaj.

Ai jo vetëm që mbron lëkurën nga ekspozimi i rrezeve ultravjollcë që shkaktojnë melasma, njollat kafe, por mbi të gjitha nga kanceri i lëkurës, një sëmundje gjithmonë e më përhapur sidomos tek gratë. Por kur bëhet fjalë për të gjetur kremin e duhur, gjëja e parë që marrim për bazë është çmimi i produktit, emri i tij si dhe faktori mbrojtës. Pse të sheqetësoheni për të gjitha këto, kur mund ta bëni fare vetë në kushte shtëpie?

Të lidhura

None found

Sot ju propozojmë një recetë që do ju shpëtojë jo vetëm lëkurën, por edhe kuletën.

Përbërësit: 50 gr dyll blete, 100 ml vaj ulliri ekstra i virgjër, 3-5 lugë oksid zinku (duhet të dini që çdo lugë oksid zinku përfaqëson faktor mbrojtës +10), 3-5 kapsula vitaminë E, 10-15 pika vaj esencial bajamesh.

Përgatitja:

Në një tenxhere shtoni fillimisht vajin e ulllirit dhe kapsulat xhelatinoze me përmbajtje vitaminë E. Përziejini dhe vendoseni tenxheren të ziejë në proces banjomari. Shtoni dyllin e bletës, i cili duhet të jetë i grimcuar në pjesëza të vogla që të tretet më lehtë. Vendosni doreza dhe maskë për t’u mbrojtur dhe shtoni sipas dëshirës oksidin e zinkut.

Siç u përmend më lart, çdo lugë oksid zink është e barabartë me filtër mbrojtës +10. Ulni gradimin e zjarrit dhe vazhdoni përzierjen. Në fund shtoni vajin e bajameve ose vajin tuaj të preferuar. Kur të vini re krem është homogjen dhe i lidhur mirë, hiqeni nga tenxherja dhe hidheni në një vazo qelqi ose shishe në formë sprucatori. Lëreni të pushojë të paktën një ditë dhe më pas mund ta përdorni sipas dëshirës.

Ky krem ju siguron mbrojtje të shkëlqyer dhe efektive nga rrezet e diellit, si dhe stimulon prodhimin e vitaminës D pa dëmtuar lëkurën.

të fundit

Grabitje në vilën e Eder Militaos gjatë El Clasicos, dëmi kap vlerën e mbi 350 mijë eurove

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, është bërë viktimë e një grabitjeje në vilën e tij luksoze në lagjen La…

11 minutes ago

Dinamo Ferizaj shkarkon Leotrim Krasniqin pas pesë sfidave pa triumf

FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh…

17 minutes ago

Rexhepi: Lufta ndaj armëve ilegale kërkon kontrolle më të forta dhe angazhim të vazhdueshëm

Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…

24 minutes ago

Frightening crash in Librazhd! Car ends up in a ravine 150 meters from the road, a p*stol is found near the vehicle

Një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke…

31 minutes ago

Falling water levels at Fierza reveal the ruins of Old Kukës

Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i…

31 minutes ago

Head of Serbia’s Criminal Police arrested over alleged manipulation of investigations and mistreatment of protesters after student opposition victory

Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, drejtuesi i Policisë Kriminale Serbe,…

31 minutes ago