Nëse nuk ju zë gjumi natën dhe nuk gjeni dot fajtorin, ju themi se mund të jetë dieta juaj.
Kimia e trurit dhe hormonet kontrollohen nga ajo që hani, kështu që është e rëndësishme të keni energjinë që ju nevojitet. Nëse dëshironi të përmirësoni cilësinë e gjumit tuaj, është mirë të zbatoni zakonet e mëposhtme të të ngrënit.
1. Mos hani shumë gjatë natës
Nëse hani vonë gjatë natës, e gjitha që ju bëni është të ngarkoni stomakun tuaj dhe të sforconi sistemin tuaj tretës, i cili po përpiqet të tresë atë që keni ngrënë. Mundohuni të hani vaktin e fundit të ditës 2-3 orë para gjumit dhe sigurohuni që të jetë i lehtë, informon albeu.com.
2. Hani disa karbohidrate gjatë natës
Edhe jë sasi e vogël karbohidratesh mund të ndikojë në cilësinë e gjumit, sepse lëshon serotinë. Ushqimi ideal për darkë do të ishte orizi i zi pasi përmban acid C-aminobutyric. Ai relakson sistemin nervor dhe bën që jut ë flini mirë.
3. Thoni jo kafesë pasdite
Kafeina mund të ketë një efekt negativ në melatonin, hormonin e prodhuar nga truri dhe që ju bën të bini në gjumë. Hapi i parë që bëjmë kur kemi pagjumësi është të zvogëlojmë sasinë e kafesë dhe ta shmangim atë nga pasditja e tutje. E njëjta gjë vlen edhe për sheqerin, informon albeu.com.
4. Kujdes nga alkooli
Ndërsa mund të zbuloni se pirja ju relakson dhe ju ndihmon të flini më mirë se zakonisht, alkooli në fakt ndërpret gjumin tuaj gjatë natës. Rekomandohet të pini në masë 3 orë para gjumit./albeu.com