Konsumimi i sheqerit është i lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, megjithatë shumica prej nesh nuk e kuptojnë se sa i dëmshëm mund të jetë sheqeri.
Migrena dhe dhimbja e kokës mund të shkaktohen nga dehidratimi, mungesa e magnezit dhe stresi, ato mund të ndodhin edhe për shkak të marrjes së tepërt të sheqerit.
Për shkak të marrjes së tepërt të sheqerit rritet edhe sheqeri në gjak, gjë që shkakton dhimbje koke, kryesisht pas ngrënies.
Migrena është gjithashtu shumë e zakonshme te njerëzit që vuajnë nga diabeti.
Njerëzit që vuajnë nga migrena duhet të kenë një regjim të rregullt ushqimor dhe të bëjnë një gjumë të qetë rreth 6-8 orë.
Sasia e reduktuar e sheqerit në gjak si pasojë e shmangies së vakteve mund të aktivizojë migrenën. Gjithashtu konsumimi i një sasie të madhe sheqeri shkakton një kulm dhe më pas një rënie të sheqerit.
Balanconi sheqerin tuaj të lartë në gjak
1. Reduktoni marrjen e sheqerit
2. Hani fruta në vend të ëmbëlsirave
3. Konsumoni fibra me çdo vakt
4. Hani gatesa të shëndetshme në vend të ëmbëlsirave
5. Hani ushqime me proteina
6. Erëzo ushqimet me kanellë, e cila balancon nivelet e sheqerit në gjak
7. Pini shumë ujë gjatë ditës për të evituar dehidratimin