lifestyle

Një “test i shkurtër” për të kuptuar: A je i varur nga telefoni dhe rrjetet sociale?

Telefonat “smart” janë bërë thelbësorë në jetën e të gjithëve, duke filluar nga rrjetet sociale te lojërat e më shumë. Kryesisht për shkak të hulumtimeve të pamjaftueshme, varësia nga telefoni nuk është në të vërtetë një diagnozë zyrtare, e pranuar nga ana mjekësore.

Megjithatë, ka kritere që ekspertët kanë përdorur për të përshkruar sjelljet, ndjenjat dhe mendimet që tregojnë mungesë kontrolli mbi përdorimin e telefonit.

Të lidhura

None found

1. A ju pengon/ ndërhyn telefoni në angazhimet/marrëdhëniet tuaja?

2. A ju jep frikë, ankth dhe nervozizëm – mungesa e telefonit tuaj, qoftë për një periudhë të shkurtër?

3. A po ju pengon telefoni aftësinë për t’u përqendruar diku tjetër dhe për të qenë kreativë?

Injorimi i pasojave të mundshme negative ose komenteve të të dashurve tuaj në lidhje me përdorimin e tepërt të telefonit janë tregues të tjerë “që ju keni kaluar qartë në sjellje problematike”, shprehet Lynn Bufka, drejtoreshë e lartë e transformimit dhe cilësisë së praktikës në Shoqatën Amerikane të Psikologjisë.

Nëse përgjigjet për të treja pyetjet ishin pozitive, këtu gjeni disa këshilla për të ndihmuar veten:

1. Mbyll të gjithë njoftimet!

Duket bërë “Off” të gjithë notifications-at që të shpërqëndrojnë nga rutina e përditshme, do ta keni më të lehtë të bëni siç duhet detyrat tuaja dhe të përqëndroheni në çdo gjë që bëni. Njoftimet që vijnë nga llogaritë sociale ju kujtojnë se diçka është duke ndodhur në botën virtuale dhe kureshtja për ta ditur çfarë shpesh është e pamundur të shuhet.

2. Vendosi vetes ca limite

Vendos një orar të caktuar për kohën që do të kalosh në telefon duke llogaritur kështu minutat që do të shpenzosh në rrjetet sociale. Në bazë të varësisë që ke ndaj tyre, vendos për kohën që do të kalosh atje. Fillimisht do të të duket e vështirë, por pastaj do ta shohësh që është metodë që funksionon.

3. Merru me diçka të re

Nëse ke mjaftueshëm kohë të lirë dhe nuk di si ta kalosh përveçse duke u marrë me telefonin, mendo diçka tjetër. Mëso një gjuhë të re, futu në një kurs, sport apo lexo një libër. Do të habitesh kur të gjesh kohë për gjithçka dhe të ndihesh mendërisht më i freskët.

4. Përfshihu në familje dhe me miqtë e tu

Në vend që t’i shohësh nëpër Story, nëse nuk i takon dot fizikisht lini një orar për video call dhe flisni, ose organizoni një lojë të gjithë në grup.

5. Bëji rrjetet sociale të duken si “përkëdhelje” për veten

Shiheni në këtë këndvështrim. Ti nuk i bën thonjtë çdo ditë dhe as nuk konsumon çdo vakt jashtë, por kur e bën merr kënaqësi të veçantë dhe e ndjen se e meriton. Trajtojeni kështu dhe botën virutale. Merruni me të pasi të keni bërë diçka produktive fillimisht.

6. Fshini çdo aplikacion që nuk përdorni.

Nëse Twitter-in se keni përdorur për muaj të tërë, më mirë fshijeni.

Nëse asgjë nuk funksionon, kërkoni ndihmë te një profesionist (psikolog).

të fundit

Kolumbi – Portugali, publikohen 11-shet zyrtare: Diaz dhe Ronaldo në kërkim të kreut të grupit

Gjithçka është gati për supersfidën mes Kolumbisë dhe Portugalisë, ku do të vendoset pozita e parë në grup.Dy përfaqësueset kanë…

23 minutes ago

Four sanitary landfills open to accept waste from citizens, Pacolli: There is no longer any reason to dump it in nature

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht pranimi i mbeturinave…

26 minutes ago

Hapen katër deponi sanitare për pranimin e mbeturinave nga qytetarët, Pacolli: S’ka më arsye për t’i hedhur në natyrë

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht pranimi i mbeturinave…

55 minutes ago

Nga kritikat te pranimi: Botërori 2026 po i rrëzon parashikimet dhe po e vendos FIFA-n përballë realitetit

Që para fillimit, Botërori 2026 u përball me një valë kritikash. Turneu me 48 kombëtare, tri shtete organizatore, 16 qytete…

59 minutes ago

Protesters continue marching through the streets of Tirana, calling on citizens: Get up from your coffee, join us

Protestuesit po vijojnë marshimin rrugëve të kryeqytetit, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit ata u kanë bërë…

1 hour ago

Horoskopi 28 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

Dashi Sot do afroheni me shume se kurrë me atë qe keni ne krah dhe do flisni edhe për disa…

1 hour ago