Mjekja imazheriste në spitalin e Traumës, Najada Kallashi ka folur për sëmundjen e kancerit të gjirit.
Mjekja tha se përveç ekos dhe mamografisë, tha se ekzaminimet imazherike të kryera në kohën e duhur arrijnë të kapin lezione të vogla.
“Kanceri i gjirit hyn tek sëmundje tinëzare, dhe ndaj sot i mëshohet propagandës së depistimeve, ekzaminimet imazherike të kryera në kohën e duhur arrijnë të kapin lezione të vogla. Sot të gjitha metodat mjekësore kanë avancuar që të rrisim mbijetesën.
Ne themi se kanceri është sëmundje multidisiplinare sepse nuk mund të përdoren i njëjti mjekim dhe kërkon pjesëmarrje edhe të mjekut kirurg apo protokolle të radioterapisë. Përpara se të fillojmë luftën për mbijetesë, ti kushtojmë më shumë minutazh për depistimin e gjirit. Depistimi në kohë është shumë i rëndësishëm”, tha më tej ajo për “Kjo Javë”.