Ngjyra e preferuar e sezonit? E gjelbra pistachio dominon modën pranverë/verë 2025!

Sezoni pranverë/verë 2025 ka sjellë me vete një valë të freskët ngjyrash, por njëra ka marrë vëmendjen e stilistëve, influencuesve dhe pasarelave: e gjelbra pistachio. E butë, elegante dhe moderne, kjo ngjyrë po shihet gjithandej – nga fustanet e lehtë, kostumet e lira deri te çantat dhe aksesorët.

Pistachio është zgjedhja perfekte për ata që duan të jenë në trend, pa bërë kompromise me finesën. Kombinohet lehtë me të bardhën, bezhën, nuancat pastel dhe ngjyrat metalike, duke krijuar pamje të sofistikuara por të lehta për çdo ditë.

Sipas ekspertëve të modës, kjo ngjyrë është simbol i freskisë, energjisë së mirë dhe një kthimi drejt natyrës – ideale për një stinë që kërkon rinovim dhe harmoni.

Nëse do të jesh në hap me modën këtë sezon, pistachio është përgjigjja.


Shtuar 15.04.2025 16:47

Tags: ,