lifestyle

Nëse për 1 muaj hani çdo ditë avokado, ekspertët tregojnë se trupi juaj do të “befasohet” me ndryshimin

Nga mbrojtja e syve dhe rritja e sistemit imunitar deri tek mbrojtja e trupit tuaj kundër qelizave të kancerit.
Nuk ka rëndësi se si i konsumoni, nuk mund të mohohet që avokadot janë po aq të shijshme sa dhe të dobishme për trupin tuaj, sipas “Bright Side”.

Avokadot janë të pasura me kalium, kështu që nëse keni ndonjë lloj problemi me veshkat, mund ta përfshini këtë frut në dietën tuaj.

Të lidhura

None found

Studimet kanë vërtetuar se ngrënia e avokados rregullisht është një mënyrë e shëndetshme për të përmirësuar funksionimin e veshkave.

Nëse jeni duke kërkuar një freskues natyral të gojës, është koha të mendoni për avokadot. Ata kanë aktivitet të lartë antibakterial dhe nëse konsumoni një në ditë mund të largoni bakteret nga goja.

Ngrënia e një avokadoje të freskët bën që sytë të funksionojnë më mirë . Kjo ndodh sepse avokadot mund të ndihmojnë në rritjen e niveleve të karotenoidit në trupin tonë, duke punuar si një agjent antioksidant dhe anti-inflamator.

Nëse ftoheni shpesh, mbase sistemi juaj imunitar po kërkon më shumë vëmendje. Për fat të mirë, është raportuar se disa përbërës të avokados mund të forcojnë sistemin imunitar dhe të largojnë viruset dhe infeksionet e tjera.

Nëse vuani nga presioni i lartë i gjakut, avokadot mund të jenë aleati juaj më i madh. Përmbajtja e tyre e lartë e kaliumit dhe luteinës është e njohur për përmirësimin e sëmundjeve vaskulare dhe rritjen e lipideve në trupat tanë.

Mëlçia rregullon shumicën e niveleve kimike në gjakun tonë, dhe është shumë e rëndësishme që të jetë e sheëndetshme për të funksionuar si duhet. Është raportuar se ngrënia e avokados mund të ndihmojë në zvogëlimin e dëmtimit të mëlçisë, kështu që shtimi i këtij fruti në dietën tuaj është një zgjedhje e mirë.

Shtimi i tepërt i peshës është një shqetësim në të gjithë botën. Edhe pse është e rëndësishme që kjo të diskutohet së pari me një profesionist, është provuar që avokadot mund të ndihmojnë në uljen e peshës. Ato shkaktojnë ndjesinë e ngopjes dhe kanë një ndikim pozitiv në hormonet tona të zorrës.

Avokado veti citotoksike, që do të thotë se mund të vrasin qelizat kancerogjene dhe të parandalojnë rritjen e kësaj sëmundjeje.

Mund ta hani ose ta aplikoni direkt në lëkurë. Nuk ka rëndësi se si e përdorni avokadon, por ky frut rekomandohet shumë për shëndetin e lëkurës. Karakteristikat e tyre të karotenoideve mund të ndihmojnë në mbrojtjen e rrezeve ultraviolet, duke çuar në një fytyrë dhe trup më rinor dhe me shkëlqim.

të fundit

Hysaj pranë kalimit te Lecce, vijon aventurën në Serie A

Elseid Hysaj është shumë pranë gjetjes së skuadrës së re, pasi Lecce po avancon negociatat për transferimin e mbrojtësit të…

7 minutes ago

Një burrë mbijeton mrekullisht pasi bie 52 metra nga Ujëvarat e Niagarës, i marrë nga rryma e furishme

Një video mahnitëse po qarkullon masivisht në platformat sociale, ku duket lufta dëshpëruese e një njeriu për jetën, pak çaste…

14 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me…

18 minutes ago

Përshkallëzimi i tensioneve/ Presidenti Trump njofton zyrtarisht Kongresin për rifillimin e luftës kundër Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka informuar zyrtarisht Kongresin për rifillimin e operacioneve ushtarake në Iran. Në një letër të…

19 minutes ago

Thirrjet për t’u bërë pjesë e protestës, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti

Fituesja e këtij edicionit të “Ferma VIP 3”, Mimoza Ahmeti, ka reaguar ndaj kërkesave të shumta të ndjekësve për t’iu…

23 minutes ago

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasurive të paluajtshme, vijimi i aksioneve të Strukturës së Posaçme Kundër…

27 minutes ago