showbiz

Thirrjet për t’u bërë pjesë e protestës, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti

Fituesja e këtij edicionit të “Ferma VIP 3”, Mimoza Ahmeti, ka reaguar ndaj kërkesave të shumta të ndjekësve për t’iu bashkuar protestave që po mbahen tashmë e më shumë se një muaj në Tiranë.

Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në TikTok, ku ishte në një “Live” me producentin Eraldo Rexho, ajo ka sqaruar një herë e mirë pozicionin e saj, duke refuzuar prerë pjesëmarrjen.

Të lidhura

None found

Me çiltërsinë dhe formatin e saj të drejtpërdrejtë, Moza ka treguar se pas eksperiencës së gjatë në reality-show, ndihet e konsumuar fizikisht dhe psikologjikisht.

“Ku kam takat unë për protestë, jam lodhur, jam gërdis, plot tre muaj në fermë”, është shprehur ajo, duke iu përgjigjur kështu komentuesve që prisnin ta shihnin në shesh mes protestuesve.

Më tej, ajo nuk ka kursyer as kritikat e ashpra ndaj shoqërisë, duke kujtuar kohën kur vetë ajo dilte për të kërkuar të drejtat e saj, ndërsa të tjerët bënin sehir.

“Kur kam protestuar unë që në vitin 2000, ju talleshit me mua. Tani protestoni ju pak për mua, të rri edhe unë në shtëpi siç rrinit ju atëherë kur protestoja unë. Thoshte babai im: ‘Me radhë lëpihen viçat’”, ka deklaruar Moza, duke përdorur këtë shprehje popullore për të treguar se secili duhet të bëjë pjesën e vet.

Përveç lodhjes personale, ish-fermerja ka ndarë edhe një moskuptim mbi qëllimin e vërtetë të këtyre organizimeve, duke u shprehur e paqartë për mesazhet që po jepen.

“Pastaj kjo protesta po bëhet e çuditshme. Kërkoni gjërat që doni vërtet, se këtu po bëhet gjeopolitikë me protestë, s’po marr vesh fare! Duket si protestë e një shteti global”, ka përfunduar ajo, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të bëhet pjesë e kauzave që ajo nuk po arrin t’i kuptojë.

të fundit

Arsyeja e pazakontë pse Fabregas po e zëvendëson Baturinën herët në çdo ndeshje

Como po vazhdon me ritëm të jashtëzakonshëm në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fàbregas mposhti Parmën 2-1 në…

4 hours ago

Elseid Hysaj refuzon edhe ofertën e Ascolit, pas “JO”-së ndaj 500 mijë eurove të Egnatias! Mbrojtësi pret një mundësi të re

Elseid HysajElseid Hysaj vijon të jetë pa ekip që prej largimit nga Lazio në muajin korrik [...]Read More...

4 hours ago

Horoskopi 15 Shtator 2026/ Njihuni me surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Do jeni mjaft sensuale gjate gjithë kësaj dite dhe partneri do ju dashuroje me më shume pasion. Do kaloni…

4 hours ago

KLA veterans arrive in The Hague: We will remain outdoors until September 16

Dhjetëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  kanë mbërritur në Hagë, në prag të seancës ku pritet të shpallet vendimi…

4 hours ago

Protesters march toward the Supreme Court a day before ruling on Veliaj

Pas përfundimit të marshimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë, ku qëndruan për…

4 hours ago

The “Kayo” scandal, Hoxhaj: The state paid 30 million euros for vehicles welded in a warehouse

Një skemë e re abuzimi me fondet e ushtrisë shqiptare ka dalë në dritë, duke zbuluar detaje tronditëse të menaxhimit…

4 hours ago