Elseid Hysaj ndodhet në prag të një kapitulli të ri në karrierë. Mbrojtësi i krahut, tashmë pa kontratë pas largimit nga Lazio, është objektivi kryesor i Lecces, e cila po përshpejton kontaktet për të siguruar shërbimet e tij.
None found
Pasi i dha lamtumirën kryeqytetasve italianë në fund të sezonit, 32-vjeçari shqiptar tashmë konsiderohet lojtar i lirë. Kontrata e tij pesëvjeçare me Lazion përfundoi, duke i dhënë mundësinë të zgjedhë radhën e ardhshme pa asnjë pengesë financiare për klubin e ri.
Gjatë eksperiencës së tij në Romë, Hysaj grumbulloi 131 prezenca në të gjitha kompeticionet. Në këto ndeshje, ai arriti të gjejë rrjetën dy herë dhe të shërbejë katër asistime për shokët e skuadrës. Sezoni i fundit ishte më i vakët sa i përket minutazhit, me vetëm pesë ndeshje të luajtura në elitën e futbollit italian.
Tashmë, bisedimet po ecin dhe klubi nga Pulia synon ta konkretizojë marrëveshjen brenda pak ditësh. Përforcimi i repartit të prapavijës është prioritet për drejtuesit verdhekuq përpara nisjes së sezonit të ri, dhe përvoja e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare shihet si një aset i rëndësishëm.
Ndërkohë, nëse transferimi mbyllet me sukses, Hysaj do të ketë si bashkëlojtar te Lecce një tjetër talent shqiptar, mesfushorin Medon Berisha.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…