Këto simptoma ju duken të frikshme, por thjesht ju tregojnë se nuk po pini ujë mjaftueshëm

Këto janë të gjitha shenjat të cilat tregojnë që nuk po pini ujë mjaftueshëm. Më shumë se gjysma e popullsisë së botës vuajnë nga dehidratimi, duke mos e ditur që kjo gjë çon në probleme serioze për shëndetin. Class ju vjen në ndihmë me një grafik që do t’ju ndihmojë të kuptoni nëse trupi juaj po merr mjaftueshëm ujë gjatë ditës ose jo dhe efektet negative që sjell moskonsumimi i ujit.

Shenjat e para dhe më të lehtat e dehidratimit:

Etje

Ndjenja e thatësisë së gojës

Ndjesia e lodhjes gjatë gjithë kohës

Nervoze

Dhimbje koke

Urina në ngjyrë të errët

Marrje mendsh

Aroma e pakëndshme e gojës

Uria për ushqime të ëmbla

Kërcitjet/dhimbjet e muskujve

Shenjat e dehidratimit të një shkalle më të rëndë

-Etje e theksuar

-Rrahje të shpeshta të zemrës

-Humbja e koshiencës

-Marrje fryme e shpejtë

-Ulje e tensionit

-Lëkurë ekstremisht e thatë

-Marrje mendsh të forta

-Urinë në ngjyrë të errët

-Nevoja e pakët për të shkuar në tualet

-Mungesa e djersitjes edhe në ditët e nxehta apo gjatë aktivitetit fizik


Shtuar 20.02.2022 09:59