Nëse bëni këto gabime takimi i parë do të jetë edhe i fundit

Ka disa rregulla që nuk duhet të thyhen asesi në takimin e parë.

1.Nuk duhet të heshtni

Nuk ka rëndësi nëse jeni njohur në rrjete sociale, mes miqsh të përbashkët apo ai u përplas pa dashje me ju teksa po shihnit atë fustanin e bukur në vitrinë, në takimin e parë nuk mund të HESHTNI, shkruan IconStyle.

Mund ta nisni bisedën me pyetjet bazike ‘’Ç’kemi! Ç’thotë puna!’’, më pas të hapni një temë të përbashkët ose nëse e ndjeni veten ngushtë flisni për artikullin e fundit që keni lexuar, transmeton lajmi.net.

2.Mos flisni për ish-partnerin/partneren

Edhe pse do të donit të fshinit menjëherë të shkuarën, jini të sigurtë që do të vijë momenti kur do t’ju duhet të flisni për të, sigurisht jo që në takimin e parë.

Fshijeni emrin e tij,të saj gjatë atyre orëve dhe përqendrohuni tek personi që keni përballë. Ah se harruam, mos bëni gabimin t’i krahasoni dhe të thoni ‘’Edhe ish-im kishte të njëjtën këmishë si kjo’’ ose ‘’Kjo është pjata e preferuar e ish-të dashurës time’’.

3.Mos luani me telefonin

Fikni telefonin, ok mbajeni të ndezur deri në momentin që do të keni fiksuar vendin e takimit, më pas fikeni menjëherë. Me siguri nuk do t’i rezistoni tundimit për të kontrolluar se ç’bëhet në Facebook ose Instagram ose të shkruani në ndonjë grup në WhatsApp si po shkojnë gjërat.

E dimë që bota ku jetoni vërvitet rreth teknologjisë dhe informacionit, por mund t’ia dilni pa smartphonin tuaj për disa orë.


Shtuar 31.08.2021 17:34