lifestyle

NASA zbulon një krater të ri në Hënë

Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka zbuluar një krater të ri të vogël në Hënë, që me gjasë është krijuar nga përplasja e një sonde ruse, që tentoi të ulej në sipërfaqen hënore rreth dy javë më parë.

Këto gjetje i bëri sonda Lunar Roconnaissance Orbiter (LRO), që krahasoi imazhet para dhe pas në pikën e impaktit. Imazhet u ofruan nga agjencia ruse e hapësirës, Roscosmos.

Të lidhura

None found

Sonda Luna-25 u rrëzua më 19 gusht, duke shuar shpresat e Moskës që të ringjallë programin e saj për udhëtimet drejt Hënës, pasi Rusia synonte të bëhej shteti i parë që do të zbarkonte në polin jugor hënor.

Por, India arriti që me sukses të ulte sondën e san Chandaryaan 3. Zbarkimi i sondës në polin jugor hënor ndodhi më 23 gusht dhe sonda aktualisht është duke eksploruar këtë zonë.

LRO, që është duke u rrotulluar rreth Hënës që nga viti 2009, fotografitë para përplasjes së sondës ruse i realizojë në qershor të vitit 2022. Këto imazhe u krahasuan me fotografitë e realizuara më 24 gusht 2023.

‘Pasi që krateri i ri është afër vendit ku u përplas Luna-25, ekipi i sondës LRO erdhi në përfundim se ka të ngjarë që krateri të jetë shkaktuar nga kjo ngjarje, e jo nga ndonjë ndikim natyror’, u tha në deklaratën e NASA-s.

Krateri i ri është rreth 10 metra në diametër dhe rreth 400 kilometra nga vendi ku Luna-25 ishte paraparë që të zbarkonte.

NASA po ashtu planifikon që t’i kthehet misioneve të Hënës përmes programit Artemis, që synon të krijojë një prezencë të qëndrueshme në hapësirën hënore. Akulli që gjendet në Hënë mund të shfrytëzohet për të mbështetur habitatet njerëzore ose mund të ndahet në hidrogjen dhe oksigjen që më pas të përdoren si lëndë djegëse për raketat.

të fundit

Arben Kola thirrje për bashkim kundër korrupsionit: Nesër në Tiranë vijnë 5 europarlamentarë në mbështetje të protestës

Aktivisti Arben Kola ka bërë thirrje që shqiptarët të bëhen bashkë kundër korrupsionit dhe qeverisë së korruptuar. Sot mbahet protesta…

8 minutes ago

Gërvalla: Byroja për pasurinë e pajustifikueshme do të realizohet

Ministrja në detyrë e Ministrisë së Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka theksuar se Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë…

14 minutes ago

“Bota Sot” feston 31 vjet nga themelimi, bashkëpunëtorët nënvizojnë peshën dhe rrugëtimin e saj

Më 26 qershor, gazeta “Bota Sot” shënon 31-vjetorin e themelimit të saj, duke përfaqësuar një nga rrugëtimet më të gjata…

15 minutes ago

Mitreski: Optimization in education must not come at the expense of teachers, while the Government preserves its own privileges

Deputeti i LSDM-së, Jovan Mitreski, në debatin parlamentar për ndryshimet në ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm, tha se…

16 minutes ago

Rexhepi: The Constitutional Court should reconsider the decision, let us protect Tetovo’s dignity

Bashkimi Demokratik për Integrim sot po proteston kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të 2007 për emërtimin…

16 minutes ago

Pedri flet hapur për mundësinë që Julian Alvarez t’i bashkohet Barcelonës

Barcelona mesfushori Pedri ka dhënë një vlerësim të sinqertë për sulmuesin e Atletico Madrid, Julian Alvarez, ndërsa spekulimet për një…

17 minutes ago