lifestyle

Na thuaj muajin e lindjes, t’ju themi nga cilat sëmundje rrezikoheni

Zakonisht priremi ta shohim astrologjinë si një lojë argëtuese, por sipas shkencëtarëve amerikanë të ”Columbia University Medical Center” ekzistojnë arsye të vlefshme shkencore sipas të cilave muaji i lindjes mund të jetë përcaktues i gjendjes shëndetësore të një personi.

Janar: Të lindurit në janar kanë probleme me ulcerat gastrike, konstipacionin (kapsllëkun), migrenën etj. Meshkuj e lindur në janar vuajnë nga probleme të gjëndrës tiroide 3 herë më pak në krahasim me ata që kanë lindur në shtator.

Të lidhura

None found

Shkurt: Studimet e ndryshme kanë treguar se të lindurit në shkurt janë më të rrezikuar të kenë probleme kardiovaskulare, gjëndrat tiroide dhe të vuajnë nga osteoartriti.

Marsi: Meshkujt e lindur në mars paraqesin probabilitet më të lartë për të patur probleme që lidhen me astmën, kataraktin dhe qarkullimin e gjakut. Nga ana tjetër, femrat e lindura në mars vuajnë nga kapsllëku, konstipacioni dhe artriti.

Prill: Meshkujt e lindur në prill janë më të predispozuar të kenë probleme me astmën, gjëndrat tiroide dhe osteoporozën. Kurse gratë janë më të rrezikuara nga sëmundjet që lidhen me frymëmarrjen si bronkiti dhe Angina Pektoris (sëmundje e zemrës e karakterizuar nga shtrëngimi në gjoks)

Maj: Maji është muaji kur lulëzon gjithçka, por mesa nuk mjafton që meshkujt e lindur në këtë muaj të jenë imunë ndaj depresioni. Ata shfaqin gjithashtu probabilitet të lartë të preken nga diabeti. Kurse zonjat e zonjushat të lindura në maj duhet të kenë kujdes me regjimin ushqimor, sidomos me problemet e jashtëqitjes dhe me alegjitë kronike.

Qershor: Edhe pse të lindurit në qershor shquhen për pozitivitetin që i karkaterizon, studimet kanë treguar se ata preken nga ciklothymia, ndryshime të gjendjes emocionale. Gratë e lindura në qershor shfaqin probleme reumatizmale, si dhe rrezikojnë të preken nga artriti. smë pak gjasa të vuajnë nga dhimbja e shpinës.

Korrik: Të gjithë të lindurit në muajin korrik besojmë se e njohin shumë mirë dhimbjen e vazhdueshme të qafës, por ajo që nuk dinë është se rrezikojnë po ashtu të vuajnë nga astma dhe aritmia.

Gusht: Sipas rezultateve të studimit të mësipërm, të gjithë të lindurit në gusht paraqesin predispozitë më të lartë për të patur osteoporozë dhe probleme të gjëndrave tiroide. Gratë e lindura në këtë muaj vuajnë nga reumatizma.

Shtator: Një lajm i mirë për të gjithë të lindurit në shtator, ndryshe nga të lindurit në muajt e mëparshëm rrezikojnë më pak nga sëmundjet kronike, por sërish shfaqin probabilitet të lartë të ken probleme kyresisht me gjëndrat tiroide.

Tetor: Femrat e lindura në tetor janë më të predispozuara të shfaqin shenja të anemisë dhe nivele të larta të kolesterolit në gjak, kurse meshkujt e lindur në këtë muaj vuajnë kryesisht nga sinoziti dhe migrena.

Nëntor: Na ndan vetëm një ditë nga kalimi zyrtar në muajin e parafundit të vitit, prandaj kushtojini rëndësi përkujdesjes së lëkurës, problemeve me venat varikoze dhe konstipacionin.

Dhjetor: Meshkujt e lindur në dhjetor kanë probleme me kataraktin, depresionin dhe problemet me zemrën. Kurse, gratë e lindura në këtë muaj shfaqin probleme me astmën dhe bronkitin akut.

 

të fundit

Neymar ironizon ekonomistin gjerman pas kualifikimit të Brazilit: Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm

Ekonomisti gjerman Joachim Klement fitoi famë të madhe në vitet e fundit, pasi modeli i tij kompleks statistikor kishte parashikuar…

8 minutes ago

Holanda dhe Maroku përballen për kualifikim, ja formacionet zyrtare

Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës.Sfida mes 'Tulipanëve' dhe afrikanëve zhvillohet në…

1 hour ago

VIDEO/ Vjen befasia e parë, Paraguai eliminon Gjermaninë

Kombëtarja e Paraguait është kualifikuar tutje në Kupën e Botës, pasi eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në raundin e…

2 hours ago

Son Heung-min kërkon ndjesë pas dështimit të Koresë së Jugut: E pamundur të shpreh dhimbjen që ndiejmë

Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…

2 hours ago

Gjermania dhe Paraguai mbeten në barazim pas kohës së rregullt, kualifikimi vendoset në vazhdime

Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…

3 hours ago

Formati me 48 skuadra në Kupën e Botës 2026 prodhoi rrëfime të veçanta, por favoritët mbetën thuajse të paprekur

Kupa e Botës 2026 debutoi me formatin e ri me 48 kombëtare, duke sjellë më shumë ekipe, histori të reja…

3 hours ago