lifestyle

Regjimi i plotë/ Ushqimi gjatë verës, mjekja Daka: Produkti që duhet te kenë kujdes personat mbi 60 vjeç

Nutricionistja Albana Daka, në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” është ndalur sot te stina e verës dhe si të ushqehemi në këtë periudhë shumë të nxehtë.

Ajo ka dhënë këshillat e nevojshme për çdo moshë, duke u ndalur më konkretisht edhe te gratë shtatzënë. Daka ka sugjeruar që të bëjnë kujdes me produktet e detit, konkretisht ato krudo, të cilat janë të ndaluara.

Të lidhura

None found

“Nëse ne realisht shfrytëzojmë shportën ushqimore që na jep vetë stina, do jetë perfekte. Ç’ka do të thotë që ne do të duhet të kemi një ushqim të dominuar nga perimet dhe nga frutat të stinës me sa më shumë lëngje se temperaturat janë të larta dhe shkëmbimet mes temperaturës dhe organizmit janë më të mëdhaja, dehidritimi, pra lëngjet që konsumon organizmi në këtë periudhë janë sasira më të konsiderueshme. Pra, ne duhet të marrim lëngje sa më shumë, as të nxehta dhe as të ftohta, në temperaturë normale. Tjetra, si gjithë organizmi nga temperaturat e larta dhe trakti tretës bëhet pak dembel. Nuk tretë me atë ritëm që tretë në temperatura të ftohta. Kështu që ne duhet t’i çojmë organizmit ushqime me sa më pak kalori, sa më të lehta për t’u tretur dhe me sa më shumë ujë.

Unë do thosha që edhe frutat e detit mund të jenë pjesë e regjimit ushqimor, po jo me sasi të shtuar. Pra, mund të themi që peshku mund të shtohet një herë, dy herë apo tre herë, edhe 4 herë në javë pse jo gjatë ditëve të verës. Nuk do të thosha gjë për produktet e detit, sidomos për personat që kanë yndyrna të larta. Në personat me një grupmoshë të caktuar, pra mbi 60 vjeç që kanë yndyrna të larta të mos kenë më shumë se një herë në 10 ditë apo dy javë produkte të tjera të detit. Gjithashtu do të thosha që frutat e detit dhe peshku, të mos jenë krudo te gratë shtatzëna në këtë periudhë, për shkak jo vetëm të mërkurit që ato përmbajnë, por mund të përmbajnë edhe elemente të tjerë që mund të jenë të dëmshëm për fetusin që është duke u krijuar”, u shpreh ndër të tjera Daka.

të fundit

Pas dy ngjarjeve tragjike në Gjilan, Alban Hyseni thërret Këshillin Komunal për Siguri

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda që tronditën këtë komunë, ku brenda pak ditësh…

9 minutes ago

Murataj vendos fitoren e Vllaznisë ndaj Dinamos me eurogol: “Shyqyr që fituam

Edon MuratajEurogoli i mesfushorit ofensiv, Edon Murataj, në minutën e 31-të rezultoi përcaktues në fitoren e Vllaznisë kundër Dinamos, ndeshje…

15 minutes ago

Zelensky denoncon sulmet ruse ndaj energjisë pas njoftimit të Trumpit për armëpushim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, pavarësisht njoftimit të presidentit…

20 minutes ago

Evropa nën presion të shumëfishtë: borxhi, protestat dhe zgjedhjet vendimtare përballë nëntë vendeve

Evropa po përballet me një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike, e karakterizuar nga rritja e kostove të huamarrjes, borxhi…

21 minutes ago

Ilir Daja pas humbjes ndaj Vllaznisë: Ata luftuan më shumë, ndërsa golat kërkojnë sakrificë

Ilir DajaEdhe pse Dinamo kontrolloi topin me një përqindje të lartë, nuk vlejti për asgjë, pasi “blutë” e kryeqytetit u…

27 minutes ago

Greqi/ 58-vjeçari shqiptar goditet me th*kë në banesë, policia kërkon 17-vjeçarin e dyshuar

Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë gjatë natës në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në ishullin e Kretës,…

27 minutes ago